Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strukturat akomoduese pritën më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin për strukturat akomoduese, ku bëhet e ditur se numri i vizitorëve shënoi rritje me 26,9 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 41,0 % dhe rezidentë 12,1 %.

Referuar raportit, vizitorët qëndruan më gjatë, teksa bëhet e ditur se netëqëndrimet gjithsej u rritën me 35,8 %, ku ato jo-rezidentë u rritën me 49,1 %, ndërsa ato nga rezidentët me 19,0 %.

Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare me 46,5 % dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme me 38,4 %.

Publikimi vlerëson se italianët kryesojnë sa i takon netëqëndrimeve në strukturat akomoduese, duke lënë pas edhe Kosovën.

“Shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (21%), Kosova (18%), dhe Gjermania (6%). Mbretëria e bashkuar dhe Franca kontribuan përkatësisht me 6% dhe 5% të vizitorëve”, bën të ditur INSTAT-i.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Të fundit

Çanin rrugët për të vjedhur energjinë, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli?

Policia britanike ka zbuluar një rrjet të jashtëzakonshëm krimi ndërkombëtar të udhëhequr nga shqiptarë. Në një artikull të publikuar...

MUSE-X/ Panairi i parë i muzikës vjen në Tiranë

MUSE-X, panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkan në datat 11/12/13 prill. I konceptuar...

Zjarret në apartamente: Sa kushton sigurimi? Ponari: SIGAL dëmshpërblen në kohë

Sipas statistikave në Shqipëri ndodhin rreth 500 zjarre në vit si pasojë e pakujdesisë brenda ambienteve të shtëpisë. Bombolat e gazit , luhatjet e...

Gjermani, prodhuesi i makinave Audi shkurton 7500 vende pune

Prodhuesi i makinave Audi ka vendosur të shkurtojë 7,500 vende pune deri në fund të vitit 2029, si pjesë e një programi ristrukturimi që...

Të rrezikuar drufrutorët, dëbora dhe i ftohti shkaktojnë dëme në bujqësi

Bukuria e petkut të dëborës në qytetet e juglindjes, ka krijuar dhimbje koke për fermerët kryesisht ata që kultivojnë drurë frutorë. Disa kultura që...

Lajme të tjera

Web TV