Raporti i Parlamentit Europian: Shqipëria Ecur përpara në Procesin e Integrimit Europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, prezantoi Raportin për Shqipërinë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin Europian (AFET). Raporti mbulon vitet 2023 dhe 2024, si dhe muajt e parë të këtij viti. Raporti bazohet përgjithësisht në raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë, si dhe në zhvillimet që prej muajit tetor të vitit të kaluar.

Si në prezantimin e Raporterit, përfaqësues të grupeve parlamentare në Parlamentin Europian, linjëzohet vlerësimi i progresit, i vendosmërisë së Shqipërisë për të ecur shpejt dhe qëndrueshëm në procesin e integrimit europian.

Zgjedhja bindëse e Shqipërisë për rrugën europiane, angazhimi i palëkundur në rrugën e reformave të thella e kurajoze, hapja e bisedimeve për dy Grupkapituj dhe perspektiva e qartë për të hapur së shpejti edhe Grupe të tjera Kapitujsh, në një projekt ambicioz të Shqipërisë dhe BE-së, për të hapur negociatat në të gjithë Kapitujt brenda këtij viti, linjëzimi i plotë dhe i vazhduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, pjesëmarrja në operacionet e BE-së, roli stabilizues në rajon, ishin ndër aspektet thelbësorë që u prezantuan nga folësit. Të gjithë folësit e inkurajuan qeverinë, të gjitha institucionet shqiptare dhe aktorët e tjerë në Shqipëri për të vazhduar në këtë linjë dhe me këtë rritëm.

Në diskutime u përmendën edhe sfidat që duhen adresuar. Shqipëria u inkurajua të vazhdojë më tej luftën ndaj korrupsionit për çka njihet përparimi i njëmendtë, i bërë në vitet e fundit; kërkohet adresimi i përshtatshëm i problematikave me të cilat përballet hapësira mediatike në vend, duhen bërë përpjekje nga të gjitha palët për të përmirësuar dialogun politik në vend, e për të shmangur polarizimin e “skajshëm”. Po ashtu, u theksua rëndësia e organizimit të zgjedhjeve të lira e të drejta, si gur themeli për forcimin e demokracisë dhe të ardhmes europiane të vendit.

Lexo edhe :  Gonxhja: Shqipëria është gati të bëhet skenë për kinemanë botërore

Ky ishte diskutimi i parë në AFET mbi Raportin, i cili pritet të miratohet në qershor 2025.

Përfaqësues të Komisionit Europian dhe të Shërbimit të Jashtëm Europian (EEAS) bënë, po ashtu, prezantime të shkurtra, në të njëjtën linjë.

Ajo që është e dallueshme është një ndjenjë e përgjithshme, e përforcuar, besimi që është instaluar në Bruksel për Shqipërinë, për punën e përpjekjet e saj, në vullnetin e aftësitë, si dhe në vendosmërinë për ta bërë procesin e integrimit europian një sukses për Shqipërinë dhe njëkohësisht një kontribut në rrugën europiane të rajonit.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV