Tragjedi në brigjet e Qipros, fundoset varka me 20 emigrantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një varkë me 20 emigrantë është fundosur në brigjet e Qipros, mesditën e së hënës, ku si pasojë shtatë persona kanë humbur jetën. Siç raportohet mbytja e varkës ndodhi rreth orës 13:00 në një zonë 30 milje detare në juglindje të Kepit Greko, brenda Zonës së Përgjegjësisë së Kërkimit dhe Shpëtimit të Republikës së Qipros (Nikosia FIR) dhe jashtë ujërave territoriale.

Gjithashtu deri më tani janë shtatë të vdekur dhe dy të shpëtuar janë nxjerrë nga më shumë se 20 personat që duket se kanë qenë në bordin e varkës. Në një deklaratë të lëshuar më herët nga Qendra e Koordinimit të Kërkim Shpëtimit (QSR), thuhet se operacioni është akoma duke u zhvilluar nën koordinimin e SRC ku marrin pjesë një anije luftarake, një helikopter dhe një avion pa pilot i Drejtorisë së Përgjithshme të Rojes Bregdetare, katër mjete të Policisë Portuale dhe Detare, një helikopter i Policisë, infermierë të Shërbimit të Ambulancës së Qipros dhe personel i Ambulancës së Qipros./e.t

Të fundit

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Mjeku nga Shkupi tregon tmerrin që përjetuan ditën e tragjedisë në Maqedoni

Lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut me 59 humbje jete, në emisionin “People” ishte i ftuar Xhunejd Ademi,...

Ulin kolesterolin, tre ushqime të lira dhe të shijshme që duhet të konsumoni

Të pasura me fibra, proteina, hekur dhe magnez, fasulet dhe thjerrëzat janë ndër ushqimet më ushqyese dhe të gjithanshme. Fasulet përshtaten lehtësisht në një sërë...

Si mund të prekin tarifat doganore edhe Shqipërinë

Në kontekstin edhe të një “lufte” tregtare mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, e ardhmja ekonomike po bëhet e pasigurt, ndërsa frika e një stuhie...

Lajme të tjera

Web TV