Rama ndan videon ‘premierë’ të Bashës: U futa në listë të mbyllur se u zgjove ti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreu të koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha pas ‘hedhjeve dhe pritjeve’ të ditës së djeshme me videot në rrjete sociale. Në një tjetër video në Facebook, kreu i qeverisë e ironizon Bashën për faktin se ndodhet në listën e hapur të Tiranës, teksa e pyet se sa deputetë do të marrë.

“Ej po prapë përgjumësh ti mor burrë. Si pyeta unë për ty kur ishte ti që më çove video? Vetë ma çove, o Ramë ku je, o Ramë ku je. I madh je. Ti në listë të hapur, i fortë je. Ishalla po ta beson njeri këtë hall kam unë se për mua ok. Po sa herë deputetë do të nxjerrësh në Tiranë apo të gjithë? Më thuaj pak këtë se mezi po pres.”, thotë Rama.

Një përgjigje kryeministri i jep edhe për deklaratën se ai ka frikë prandaj ka kandiduar në listën e mbyllur të Tiranës. Rama thotë se hyri në listë të mbyllur për shkak se mori vesh se Basha është zgjuar nga gjumi.

E thashë mo e thashë o Lul por do të jem në listë të hapur kur më rrejti mendja se ti nuk kishte për t’u zgjuar këtë vit, por kur pashë që dole ti në fushë thashë ik me vrap, shko futu aty në listë se erdhi Lul suferina. Ik se po të merr para siç të ka marrë sa herë i ke dalë në atë rrugën e vet të fitoreve të njëpasnjëshme. Eh mor Lul, nuk i kupton dot ti ata që nuk i zë gjumi. Çfarë të të them unë ty. Ti ke lindur me këmishë nate mo vëlla, është i dashuruar gjumi me ty. Nuk të ndahet kur mua nuk më do hiç gjumi. Dua Lulin, dua Lulin”, shton ai.

Ndërsa ironisë me këngët e Unikatil se shokët i ka në burg, kryeministri shprehet se PS është një shtëpi e madhe dhe se nëse njëri bie, mijëra të tjerë ngrihen.

Lexo edhe :  Befason kandidatja për deputete: Lotët e qytetarëve për Tom Doshin më bënë t’i bashkohem

“Jo mo jo nuk u përgjigja por thjesht nuk desha të të lëndoj. Për vete je jetim fare, të ikën të gjithë. Madje në fakt ikën ata apo ike ti. Më duket se të nxorën ata nga shtëpia në rrugë të madhe, tek pull por ti aha. Buza vesh më vesh dhe flokët pikë njësoj sikur fitoje me mua. E  më thua mua ku i ke shokët. PS është shtëpi e madhe Lul. Një bie, mijëra ngrihen. Prit prit se sa do të ngrihen me 11 Maj, por euroatlantikëve si do t’u shkojë puna. Hajde artist, forca aty me euroatlantikët. Po si the do t’u heq vizat amerikane.  Ore shiko, po kjo aleanca madhështore si të duket më qafsh”, përfundon Rama.

Të fundit

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Mjeku nga Shkupi tregon tmerrin që përjetuan ditën e tragjedisë në Maqedoni

Lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut me 59 humbje jete, në emisionin “People” ishte i ftuar Xhunejd Ademi,...

Ulin kolesterolin, tre ushqime të lira dhe të shijshme që duhet të konsumoni

Të pasura me fibra, proteina, hekur dhe magnez, fasulet dhe thjerrëzat janë ndër ushqimet më ushqyese dhe të gjithanshme. Fasulet përshtaten lehtësisht në një sërë...

Si mund të prekin tarifat doganore edhe Shqipërinë

Në kontekstin edhe të një “lufte” tregtare mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, e ardhmja ekonomike po bëhet e pasigurt, ndërsa frika e një stuhie...

Lajme të tjera

Web TV