Kreditë për bujqësinë/ Rama: Janë 250 milionë euro në shërbim të bizneseve të vogla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KUÇOVË– Kryeministri Edi Rama vizitoi një agroturizëm në Kuçovë, ndërsa u ndal tek ndihma dhe garancia sovrane e vendosur për sektorin e bujqësisë.

Ai theksoi se “Hani i Qerosit” është një sipërmarrje ku falë investimeve familjare dhe mbështetjes së AZHBR, sot është një pikë turistike, e cila sipas tij hap dyert për të gjithë turistët.

Në këtë rast nuk kam asnjë problem, flas me njerëz që janë dëshmitarë të transformimit dhe mundësisë që sjell një mund në këtë fushë. Kthen përmbys një realitet dhe një ekuacion sipas të cilit është e pamundur të bësh bujqësi të gjesh treg duke qenë larg rrjeteve ku mund të futesh në treg. Nëse ke një agroturizëm e sjell vetë tregun te dora jote. “Chestnut Hill” është një destinacion sot dy vëllezër e kanë ndarë mendjen që atë tokë ta bëjnë një destinacion. Kur mund të bëhet atje mund të bëhet kudo.
Ao që ndodh në botën e agroturizmit, që kthehen në brende, ndodh që lexohen. Agroturizmi nuk mbaron kurrë kur vjen puna te klienti ndaj nevoja për financim është e vazhdueshme. Ndaj e quajta të drejtë dëshirën e ministres dhe drejtores së AZHBR për ta ndarë këtu me ju, risinë e dy linja të reja financimi, por duke u nisur nga linja e BSH duke vendosur 250 mln euro në shërbim të bizneseve të vogla dhe të mesme me fokus te bujqësia”, tha ai.

Ai theksoi se interesi i kredive me interes 2 % është shumë efecient për të gjithë ata që duan të investojnë në këtë sektor.

“Janë 250 milionë eurove në shërbim të bizneseve të vogla dhe të mesme dhe me foks te bujqësia, Kur vjen puna tek fokusi i bujqësie, argo turizmit është një komponentë, serat dhe agro-përpunimi. Të shikoni pak më tutje. Duhet të jeni ambiciozë për tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Jo për masivitet, por për cilësi. Kredia është fantastike me 2% interes. Është vërtet fantastike, me 70% mbi kolateralin, që u bën shumë punë. Kemi paketën e maleve në dispozicion dhe kemi kapërcyer me ligj, jo me fjalë të gjithë kalvarin e përpjekjes, sidomos atyre që janë në emigracion për të investuar në mungesë të letrave të punësimit.”, tha ai./k.k

Të fundit

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Mjeku nga Shkupi tregon tmerrin që përjetuan ditën e tragjedisë në Maqedoni

Lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut me 59 humbje jete, në emisionin “People” ishte i ftuar Xhunejd Ademi,...

Ulin kolesterolin, tre ushqime të lira dhe të shijshme që duhet të konsumoni

Të pasura me fibra, proteina, hekur dhe magnez, fasulet dhe thjerrëzat janë ndër ushqimet më ushqyese dhe të gjithanshme. Fasulet përshtaten lehtësisht në një sërë...

Si mund të prekin tarifat doganore edhe Shqipërinë

Në kontekstin edhe të një “lufte” tregtare mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, e ardhmja ekonomike po bëhet e pasigurt, ndërsa frika e një stuhie...

Lajme të tjera

Web TV