Begaj pret ministrat kroatë të Mbrojtjes: E ardhmja e Ballkanit, prioritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić.

Marrëdhëniet Shqipëri-Kroaci, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe situata në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit.
Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin strategjik midis dy vendeve aleate në NATO dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat, sipas tij, janë në këtë nivel për shkak të prioriteteve të përrbashkëta të politikës së jashtme dhe vizionit të njëjtë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria dhe Kroacia ndajnë një partneritet afatgjatë dhe strategjik brenda NATO-s.

 

Kreu i Shtetit përshëndeti nënshkrimin e deklaratës së përbashkët midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, e cila, në gjykimin e tij, është materializimi i një bashkëpunimi të dëshmuar ndër vite.
Përballë zhvillimeve gjeopolitike, dinamike dhe komplekse, me ndikim jo vetëm në zonën Euroatlantike, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Begaj theksoi se çështja e stabilitetit është një angazhim që duhet të zbatohet përmes besimit, dialogut dhe bashkëpunimit.
Presidenti Begaj vlerësoi se me gjithë përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në organizatat Euroatlantike garantohet stabilitet i qëndrueshëm, si edhe politika zhvillimore për vendet  e rajonit dhe qytetarët.

Kroacia ka qenë gjithmonë në mbështetje të shqiptarëve në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe për garantimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë përmes trupave të shumtë në KFOR, dhe për këtë Presidenti Begaj i përcolli mirënjohjen numrit dy të qeverisë kroate, z. Ivan Anušić.
Gjithashtu, u vlerësua se lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Kroacisë mbeten thelbësore jo vetëm në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, por dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta në një sërë sektorësh, duke përfshirë energjinë, infrastrukturën, mbrojtjen, ekonominë, bujqësinë, shkencën, turizmin dhe mbrojtjen e mjedisit./k.k

Të fundit

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Mjeku nga Shkupi tregon tmerrin që përjetuan ditën e tragjedisë në Maqedoni

Lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut me 59 humbje jete, në emisionin “People” ishte i ftuar Xhunejd Ademi,...

Ulin kolesterolin, tre ushqime të lira dhe të shijshme që duhet të konsumoni

Të pasura me fibra, proteina, hekur dhe magnez, fasulet dhe thjerrëzat janë ndër ushqimet më ushqyese dhe të gjithanshme. Fasulet përshtaten lehtësisht në një sërë...

Si mund të prekin tarifat doganore edhe Shqipërinë

Në kontekstin edhe të një “lufte” tregtare mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, e ardhmja ekonomike po bëhet e pasigurt, ndërsa frika e një stuhie...

Lajme të tjera

Web TV