Ka siguruar modelin e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit. Fleta e votimit, në krye të saj ka logon e partisë kryesore në koalicione, më pas emrin e kreut të koalicionit, si dhe të gjitha partive që përbëjnë koalicionin. Më pas janë të renditur të gjitha kandidatët e listës së hapur.
Për të votuar, qytetarët do të kenë tre mundësi. Mundësia e parë është që të vendoset një X te koalicioni dhe kandidati pjesë e koalicionit. Mundësia e dytë, të votohet vetëm kandidati dhe në këtë mënyrë vota shkon automatikisht edhe për koalicionin dhe e treta të votohet vetëm koalicioni. Në këtë rast digjet vota për kandidatët e listës së hapur.
Në rast se dikush do të votojë një koalicion dhe do të zgjidhte një kandidat jashtë këtij koalicioni, vota do të jetë e pavlefshme.
Ky model i fletës së votimit pritet të miratohet në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtë të martë në orën 16:00./e.t