Rama rikthehet në Greqi, zbulohen datat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehen takimet e PS-së me diasporën. Më 29 mars, kryeministri Edi Rama bashku me drejtuesin politik për Diasporën, Taulant Balla do të ketë takim me shqiptarët në Kretë dhe një ditë më pas (30 mars) me shqiptarët në Athinë.

Gjatë muajve të fundit, kryeministri ka ndërmarrë një tur takimesh me diasporën shqiptare në disa vende evropiane. Më 12 maj 2024, ai nisi këtë tur në Athinë, ku u prit nga mijëra shqiptarë në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ”Galatsi”.

Rama theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke bërë thirrje për një histori të re bashkëpunimi.​

Më 26 maj 2024, kryeministri zhvilloi një takim në Milano ku morën pjesë emigrantë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Italisë. Rama foli për përfshirjen e diasporës në proceset vendimmarrëse në Shqipëri dhe mundësinë e votimit nga jashtë.​

Kurse më 2 qershor 2024, ishte planifikuar një takim në Londër, por u anulua. Takimi i parashikuar në Gjermani më 16 qershor u anulua për shkak të zhvillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit, duke e bërë të pamundur organizimin e një eventi të tillë.​/    S,M

Të fundit

Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë! Çfarë i premtoi Trump, presidentit rus!

Ja deklarata e plotë nga Shtëpia e Bardhë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. "Sot, Presidenti Trump dhe...

Ekstradimi i Lul Berishës/ I shumëkërkuari mbërrin në Rinas

Ish-kreu i bandës së durrsit, Lulzim Berisha u ekstradua nën masa të rrepta sigurie nga Interpol Madridi në Rinas mbrëmjen e 18 marsit. Sipas...

40% e shqiptarëve me arsim të lartë në emigrim

Emigrimi i punëtorëve me arsim të lartë drejt vendeve europiane shihet me shqetësim në raportin e fundit të Bankës Botërorë. Në raportin e vjeshtës...

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje në një intervistë për Report...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Lajme të tjera

Web TV