Moçale të vogla që janë krijuar rreth kënetës’, Rama për partitë e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut Elbasan për zgjedhjet e 11 majit, në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste dhe në kuadër të fushatës elektorale.

Ai vuri përsëri theksin te dritarja e hapur nga BE për negociatat dhe anëtarësimin brenda 2030-ës dhe bëri thirrje për qytetarët që të mos e humbnin këtë mundësi dhe të mos e pengonin avancimin e Shqipërisë.

“Tani është mundësia për të bërë histori, pasi kjo dritare mund të na mbyllet. Kjoëhstë përtej preferencave politike, është për të gjithë shqiptarët”, tha kryeministri mes të tjerash.

Ai shprehet se nuk do lejohet asnjë pengesë në këtë rrugëtim që s’ka lidhje me politikën, madje nuk do lejojë as “kënetën dhe moçalet e vjetra”, duke ironizuar edhe listat e tyre me “teze dhe baballarë”.

Fjala e Edi Ramës:

Dua të ndaj me ju disa mesazhe që është e rëndësishme të jenë në qendër të komunikimit tonë në të gjithë territorin me të gjithë qytetarët. Çdo gjë që lidhet me jetën e qytetarëve, punët e bëra, infrastrukturën, urbane, rrugore, rurale, shëndetësore, arsimore, apo aspektet e tjera, janë të rëndësishme. Edhe në qarkun e Elbasanit, volumi i punëve të kryera dhe investimi i qeverisë në pushtet qendror dhe vendor, është më i madhi ndonjëherë në kaq vite.

Ne do kemi mesazhe të drejtpërdrejta për të gjitha moshat dhe grupet e interesit dhe momenti më i rëndësishëm është përtej atyre për këto zgjedhje. Sepse përkojnë në moment të jashtëzakonshëm historik, sepse për herë të parë mundësia e hyrjes së Shqipërisë në BE është reale dhe aktuale, nuk ka qenë aktuale por reale deri tani.

Reale sepse BE na ka thënë se e kemi vendin atje, e na duan atje, por ka qenë gjithmonë një projeksion në të ardhmen, sot ky është një moment aktual, është hapur një dritare që nuk do rrijë hapur përgjithmonë.

Tani është mundësia për të bërë histori dhe ka përkuar me një palë zgjedhje, sepse mund të mos ishin zgjedhjet. Ne i kemi hapur negociatat vjet, objektivi i vendosur dhe i dakordësuar me BE dhe shtetet anëtar, kam folur edhe personalisht me ta, ku pa fjalën e tyre Komisioni nuk mund të dakordësonte, fundi 2027, janë 3 vite. Kanë qëlluar zgjedhjet në mes dhe është themelore që ta caktojmë përtej partive, preferencave dhe pakënaqësive, është objektiv përtej nesh.

Nuk realizon rritjen e pagave, por realizon kalimin e një populli të tërë në një nivel tjetër, edhe për fëmijët, edhe për ata që nuk votojnë, ku pas katër vitesh do marrin pasaportë të BE-së.

Që do të thotë se më 12 maj ne do kemi punën tonë me numërimin e votave e bla-bla-bla, por ama ata që do shkojnë ditë të hënë në punë, janë 1 mijë veta që punojnë për negociatat, nuk duhet të kenë asnjë ndërhyrje, asnjë pengesë, dhe ata që janë në BE e Bruksel të marrin mesazhin se populli shqiptar vijon përpara me negociatat.

Sado të ketë ndërhyrje nga këto të kënetës dhe moçaleve të vjetra, gjoja me rininë e tyre që po vjen, me baballarët e tezet në listat e tyre”./k.k

Të fundit

Shkarkimi i Kim?/ Kokalari: Po gënjejnë, ja se çfarë po ndodh në Qeverinë amerikane

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me largimin e Yuri Kim, ish-ambasadores së SHBA...

“O psikopate!” Debat me tone të ashpra, Gjesti “shpërthen” keq ndaj Eglit

Një debat i ashpër ka shpërthyer ditën e sotme mes Egli dhe Gjestit, pas ballafaqimit mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, teksa përpiqeshin të sqaronin...

Trashësia arrin deri në 7 cm!/ Korça nën “petkun” e bardhë të dëborës

Mëngjesin e sotëm ka pasur prezencë të reshjeve të dëborës në të gjithë territorin e qarkut Korçë. Dëbora ka rënë me intensitet të ulët deri...

A shërojnë përqafimet? Magjia e Oksitocinës, ‘çelësi’ i lumturisë dhe shëndetit

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli...

‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë do jetë e thellë

Kryeministri Edi Rama i rikthehet të shtunën e 29 marsit turit me diasporën, ku do të takohet me shqiptarët në Kretë. Ndërsa ka ndarë një...

Lajme të tjera

Web TV