Koreja e Veriut është rezerva e tretë më e madhe e Bitcoin në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut zotëron më shumë bitcoin se çdo vend tjetër në botë, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kështu raporton “Binance Neës”, platforma e lajmeve e gjigantit global të këmbimit të kriptovalutave Binance, sipas të cilit Pheniani ka akumuluar asete prej 13,562 bitcoin, me vlerë 1.14 miliardë dollarë, përmes vjedhjeve të kriptomonedhave të kryera nga hakerat e tij.

Sipas një raporti të publikuar kohët e fundit, hakerat nga Koreja e Veriut kanë vjedhur më shumë se 400 milionë dollarë në asete digjitale, gjatë 7 sulmeve kibernetike vetëm në vitin 2021.

Hakerat dyshohet se kanë përdorur teknika të ndryshme për të ndërhyrë në portofolet “e nxehta” me para digjitale për t’i transferuar ato më pas në Korenë e Veriut.

Grupi Lazarus u bë i njohur rreth një dekadë më parë kur u akuzua për hakmarrje ndaj kompanisë amerikane të prodhimit Sony Pictures Entertainment, në shenjë hakmarrjeje për publikimin e filmit “Intervieë”, i cili përqesh liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Besohet gjithashtu të fshihet pas vjedhjes së monedhave Ethereum prej 620 milionë dollarësh nga Ronin Netëork në vitin 2022, asokohe konsiderohej vjedhja më e madhe e kriptomonedhave në histori.

Në dhjetor, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia e akuzuan atë për vjedhjen e më shumë se 300 milionë dollarëve kriptomonedha nga shkëmbimi japonez DMM Bitcoin.

Ethereum është kriptomonedha e dytë më e madhe në botë për nga kapitalizimi i tregut./k.k

Të fundit

Shkarkimi i Kim?/ Kokalari: Po gënjejnë, ja se çfarë po ndodh në Qeverinë amerikane

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me largimin e Yuri Kim, ish-ambasadores së SHBA...

“O psikopate!” Debat me tone të ashpra, Gjesti “shpërthen” keq ndaj Eglit

Një debat i ashpër ka shpërthyer ditën e sotme mes Egli dhe Gjestit, pas ballafaqimit mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, teksa përpiqeshin të sqaronin...

Trashësia arrin deri në 7 cm!/ Korça nën “petkun” e bardhë të dëborës

Mëngjesin e sotëm ka pasur prezencë të reshjeve të dëborës në të gjithë territorin e qarkut Korçë. Dëbora ka rënë me intensitet të ulët deri...

A shërojnë përqafimet? Magjia e Oksitocinës, ‘çelësi’ i lumturisë dhe shëndetit

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli...

‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë do jetë e thellë

Kryeministri Edi Rama i rikthehet të shtunën e 29 marsit turit me diasporën, ku do të takohet me shqiptarët në Kretë. Ndërsa ka ndarë një...

Lajme të tjera

Web TV