Sapo shkeli në shtëpi, pa dy skuadrat të rreshtuara në mesfushë, në një moment të heshtur. “Kush vdiq?” e pyeti gruan që ishte e zbehtë. “Ti, Petko. Aty televizioni sapo tha se ke vdekur. Por a je i sigurt që je gjallë?”
Petko Gançev është gjallë dhe po shijon jetën në mini-fermën që ka ngritur në fshatin Kolarov në Stara Zagora, një qytet 230 kilometra larg kryeqytetit të Bullgarisë, Sofie.
Për shumë orë 79-vjeçari ishte emri më i përfolur në botën e sportit, pasi ish-klubi i tij Arda Kardzhali e “futi në fushë nga stoli”. Në ndeshjen e së dielës kundër Levskit, klubi vendas kërkoi një minutë heshtje pasi kishte marrë një informacion të gabuar sikur Petko kishte ndërruar jetë.
Minuta e heshtjes u mbajt, të pranishmit duartrokitën punën e tij në fushë dhe shprehën ngushëllime, derisa pas ndeshjes u kuptua se ky ishte një skandal. Petko Gançev është gjallë, paçka se larg nga bota e sportit.
Si e mësoi Petko ‘vdekjen’
Plaku Petko ndërpreu punën sepse ndeshja ishte gati të fillonte. Arda Kardzhali i tij, i pesti në divizionin e parë bullgar, përballet me Levski Sofien që renditet e dyta. Le të themi “e tij” sepse me atë fanellë, Gançev, ish-sulmues, ka shënuar 120 gola. Ishte një ylli i klubit.
Sapo shkeli në shtëpi, pa dy skuadrat të rreshtuara në mesfushë, në një moment të heshtur. “Kush vdiq?” e pyeti gruan që ishte e zbehtë. “Ti, Petko. Aty televizioni sapo tha se ke vdekur. Por a je i sigurt që je gjallë?”
Pastaj në celularin e Gançevit fillon të bjerë zilja dhe nuk ndalet kurrë. Miqtë, të afërmit, gazetarët… Ai duhet t’ua përsërisë të gjithëve: “Ju betohem, unë jam gjallë, unë jetoj!”.
Edhe priftit që troket në derë: “Jo, nuk nevojiten shërbesa!” Petko fik celularin e tij dhe kënaqet me lojën. Arda e tij barazon 1-1. Klubi i Kardzhalit, i tronditur, postoi një falje shumë të turpshme për gafën, duke i uruar Gançev “shumë vite të tjera shëndet dhe kënaqësi”.
Ish-sulmuesi kapi telekomandën dhe e ktheu në fillim ndeshjen. Sapo mbaroi minuta e heshtjes, e mbështeti kokën në kolltuk, mbylli sy dhe shijoi shpërthimin e duartrokitjeve. Ashtu si dikur kur shënonte gola.
Një ujëvarë dashurie. Tani jo vetëm që nuk ndihej i vdekur, por ai ndihej sërish i ri. Dhe me atë simfoni lamtumire që i dëgjuan veshët, Petkov Gançev hyri në historinë e futbollit; është lojtari i parë që përjetoi minutën e heshtjes për vdekjen e tij./k.k