“Nuk do votoj opozitën”/Manjani: A ja vlen të bëhesh makinë llogaritëse e votave të Mulit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Ylli Manjani ka shpjeguar edhe njëherë, përse nuk do të votojë më 11 maj, as opozitën dhe as mazhorancën.

“Për takëmin e ca “inbox-ëve”  që jetojnë jashtë e më pyesin ç’ndodhi dhe pse se votoj opozitën?

Edhe njëherë e kam stërthënë, edhe mbrëmë të Krasta e përsërita, nuk do votoj fare, jo s’do votoj opozitën. Opozita s’ka pse e merr personale.  Nuk votoj sepse nuk ja vlen ta harxhoj votën time në asgjënë politike.

Kam menduar e shpresuar për një Shqipëri krejt tjetër. Kjo Shqipëri nuk duket në horizont as pas këtyre votimeve.

Sa i takon opozitës, i kam dhënë mbështetje në një kohë kur pak, shumë pakkush i jepte.  E kam bërë për princip, jo për përfitim. Aq më pak për detyrim siç e mendoni shumë prej Jush që e keni trurin o me ne, o kundra.

Meqë ra fjala nuk e kam hiç problem të jem edhe kundra jush nëse doni.

Por ka një moment kur njeriu vlerëson veten duke bërë pyetjen: a ja vlen të bëhesh makinë llogaritëse e votave të Mulit fjala vjen?!

Pse duhet të transformoj mendimin tim krejt sovran e të lirë për shkak se PD-së SPAK i duket tmerr e diktaturë deri në orën 11:00 kur shkon Saliu atje dhe, në orën 11:01 bëhet engjëll kur nxjerr përgjimet e radhës për konsum mishi njeriu.

Ndjesë por mendoj se vota ime vlen më shumë duke mos e përdorur në këtë rast.

Juve u priftë e mbara, por kam vendosur ta shoh edhe unë Shqipërinë ku jetoj si turist.  Natyrisht të rrojë dhe SPAK se na sjell punë!

Bye”, shkruan Manjani./    S,M

Të fundit

Mbyllja e TikTok, Rama sherr me komentuesit: Mos dëgjoni bufin, s’ka asnjë çmenduri këtu

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se mbyllja e përkohshme e TikTok në Shqipëri nuk është censurë por është...

“Në 2029 nuk do jem unë”/ Edi Rama paralajmëron largimin nga PS?

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se pas zgjedhjeve të 11 Majit PS do të sigurojë më shumë se 71 mandate. Por, Rama theksoi...

Për të tetin vit radhazi, ky është vendi më i lumtur në botë

Raporti i Lumturisë në Botë i publikuar të enjten, këtë vit ka matur besimin te të panjohurit duke humbur qëllimisht portofolë për të parë...

Del foto e vëllezërve Laçi që u dogjën bashkë me dy të rinjtë e tjerë brenda makinës

Personat që shihni në foto, janë tre të rinjtë që u dogjën brenda makinës, pas përplasjes me betonieren. Në foto, janë dy vëllezërit Enejd Laçi...

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë: Inflacioni bazë ra përsëri në muajin shkurt

Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë ra lehtë në 2.33%,...

Lajme të tjera

Web TV