Ky është lumi më i ndotur në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në çdo katër lumenj ka nivele kontaminimi që mund të jenë të dëmshme për jetën nënujore.

Ky studim ka theksuar praninë e substancave të ndryshme, kryesisht barna, në ujin e lumenjve. Gjetjet tregojnë se 25,7% e lumenjve të analizuar kanë nivele të substancave që mund të jenë toksike për organizmat që jetojnë aty. Këto përfshijnë barna si antibiotikë, antidepresivë dhe ilaçe për gjumë.

Një zbulim befasues erdhi kur studimi analizoi lumenjtë e Spanjës, dhe konkretisht, u zbulua se lumi Manzanares, që kalon nëpër Madrid, ka përmbajtje të substancave të tilla si paracetamol, kafeinë, metforminë, fexofenadinë, dhe ilaçe të tjera. Sipas studimit, është lumi më i ndotur nga barnat në Evropë.

Andreu Rico, një ambientolog, shpjegoi se ndotja është e lartë sepse Manzanares është një lumë me rrjedhje të ulët, që ka kapacitet të vogël për të tretur ndotësit. Në këtë lumë, janë gjetur mesatarisht 17 mikrogramë barna për litër, me pike deri në 60 mikrogramë kur lumi kalon afër Rivas Vaciamadrid. /   S,M

Të fundit

59 të rinj humbën jetën, teksa po festonin/ RMV i jep sot lamtumirën e fundit viktimave

Maqedonia e Veriut i jep sot lamtumirën e fundit viktimave të tragjedisë së Koçanit. Në orët e para të...

Turizmi e nis me vrull vitin 2025/ Rritje me 41% e vizitorëve të huaj

Turizmi në Shqipëri ka nisur vitin 2025 me shifra pozitive. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), numri i vizitorëve në muajin Janar është rritur me...

“Më fal për çdo gjë”, Jozi i rikthehet Loredanës me përqafime (Video)

Në një takim në lavanderi, mëngjesin e sotëm, Jozi bën si shumë i surprizuar kur sheh Loredanën. E fton t’i shkojë pranë dhe e...

Sa të kërkuara janë mallrat “Made in Germany”?

Gjermania ka një pozitë dominuese në eksportet botërore në 180 kategori mallrash. Por ekonomia gjermane nuk mund të konkurrojë me SHBA-në. Po Kina? Sipas një...

Agron Shehaj në “botën e çudirave”

Nga Ilir Demalia Shehaj në Mar-a-Lago, flet nga vila e Trump: Mbështetje për Shqipërinë dhe drejtësinë! A mund të ekzistojë një lajm më absurd se ky,...

Lajme të tjera

Web TV