O je më buf se bufi, ose je kreu i bandës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i drejtuar akuza të forta. Në një intervistë, Basha me ironi i kujtoi Ramës se ka mbetur gjithmonë pasagjer dhe nuk ka hipur kurrë në timon, pasi për të drejtonin të tjerët, ndërsa më pas i çon në burg.

Basha e pyeti kryeministrin ku janë shokët e tij, ata që kanë firmosur për të, duke shtuar se një pas tjetrit ata kanë mbushur 313-ën, duke e cilësuar këtë si një tregues që ose Rama është më buf se bufi dhe i vjedhin shokët pas shpine, ose ai vetë është kreu i bandës.

Në fund të reagimit, Basha la një porosi për Ramën, duke thënë se dy “paketa” do t’ia lërë tek Arjan Çani.

Reagimi i plotë i Bashës:

“O Rame, pasagjer ngele mor burr. Si s’të pash një herë në timon! Apo harrova, s’di me i dhënë ti. I japin të tjerët për ty, pastaj firifiu, i çon tek vendi ti apo jo? Ku i ke shokët më Ram, ku i ke ata që i vendosje në timon, ata që firmosnin për ty. Mirë një në burg, dy në burg, tre në burg, katër në burg, pesë në burg, gjashtë në burg, por u mbush 313 me shokët e tu mo Rame. Si i bie kësaj pune, o ti je më buf se bufi, t’i vjedhin shokët mbrapa shpine, ose ti je nona e kësaj pune, je kreu i bandës. E Rame, Rame, kom një porosi po ta lej te Çani, këto dy paketat.”/    S,M

Të fundit

OKB: Shkrirja e akullnajave rrezikon furnizimin me ushqim dhe ujë për 2 miliardë njerëz

Akullnajat kërcënojnë furnizimin me ushqim dhe ujë të 2 miliardë njerëzve në mbarë botën, ka paralajmëruar OKB-ja, pasi ritmet...

Kompania ultimatum punonjësve/ Martohuni deri më 30 shtator, ose do të pushoheni nga puna

Punëtori ideal në prodhuesin kinez të kimikateve, sipas memorandumit të brendshëm, është punëtor, i virtytshëm dhe besnik. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, i gatshëm...

Tirana pret për tre ditë ‘Automotive Fair Albania’,Rama: Bëhuni pjesë e adrenalinës

“Automotive Fair Albania” do të mbahet nga data 27-30 mars në Shqipëri. Aktiviteti do zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” dhe “Italia” në kryeqytet Tiranë- Java e...

Rama takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 11 majit. I rrethuar nga strukturat socialiste dhe...

Poezia, forma e parë e shprehjes artistike… edhe e fundit

21 Marsi – Dita Botërore e Poezisë Nga Leonard Veizi "To be, or not to be, that is the question." "Të jesh a të mos jesh, kjo...

Lajme të tjera

Web TV