Karamuço plas ‘bombën’: SPAK po heton politikanë afër Veliajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se SPAK po kryen hetime për politikanë të nivelit të lartë, përfshirë individë shumë afër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço theksoi se mund të ketë goditje të tjera nga Struktura e Posaçme.

Ai shpjegoi se nëse partitë politike do ta kishin shfrytëzuar komisionin e verifikimit të figurës së SPAK për listat e kandidatëve, shumica e tyre mund të ishin përjashtuar. Sipas tij, veprat e tilla janë të vështira dhe kërkojnë kohë për hetim, por ai është i bindur se hetimet do të vazhdojnë.

Karamuço theksoi se goditjet që janë bërë deri tani, si ajo ndaj Veliajt, janë një goditje me ndikim të drejtpërdrejtë në politikën shqiptare. Ai shtoi se në dosjet e SPAK ka politikanë të tjerë, jo në nivelin e Veliajt, por shumë afër tij, që mund të shkaktojnë “tërmet” të jashtëzakonshëm, nëse kërkohet një masë./    S.M

Të fundit

Dita e Novruzit, Veliaj uron nga qelia: Sjelltë më shumë dashuri e mirësi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga qelia besimtarët bektashinj për Ditën e Novruzit. “Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit...

Hapet në muzeun “Marubi” në Shkodër ekspozita “Venus”

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur ekspozita “Venus!”, një udhëtim artistik që na kthen pas në kohë, në oborrin e...

Gjermania dhe riarmatimi i madh: Kemi nevojë për kapacitet parandalues

Nga Paolo Valentino, Corriere della Sera Kthesa militariste e Berlinit midis fantazmave të lashta dhe realizmit. Merz dëshiron ta kthejë vendin e tij në qendër...

Projekti për ndërtimin e ujësjellësit, banorët e Tragjasit sërish në protestë

Protestuesit kanë kërkuar që Bashkia dhe qeveria të rishikojnë projektin, duke paralajmëruar se, në të kundërt, protestat do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen. Banorët...

Gruemira, fshati i kanabisit mjekësor! Malësia e Madhe bëhet epiqendra e kultivimit

Qeveria Shqiptare ka miratuar zonat ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, me Malësinë e Madhe si zonën kryesore...

Lajme të tjera

Web TV