Nëse kutitë hapen sot, cili politikan merr më shumë vota në Tiranë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

tBarometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme.

Përgjigjet në matjen e parë për Qarkun e Tiranës tregojnë se: 35.2% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste; 24.6% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.

Dhe me radhë si më poshtë, 5.7% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet”, 4.4% “Partia Mundësia” 2.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.5% Nisma Thurje, 1% Partia e Lirisë, 0.9% parti të tjera.

Ndërkohë 23.9% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

Krahasuar qytetarët e Qarkut Tiranë me qytetarët në gjithë Shqipërinë për të njëjtën pyetje duket se PS votohet 3.9% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%) ndërkohë që edhe PD votohet 3.2% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%).

Nga ana tjetër të gjitha partitë e reja duket se do të votohen më shumë në Qarkun e Tiranës sesa në nivel kombëtar. Ndërkohë që lidhur me të pavendosurit, në Qarkun Tiranë janë 4.9% më shumë se në nivel kombëtar (23.9%-19%)./   S.M

Lexo edhe :  'Qëndrojmë pranë popullit maqedonas'/ Meta shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Koçan

Nëse zgjedhjet mbahen sot për kë do votonin qytetarët eNëse zgjedhjet mbahen sot për kë do votonin qytetarët e

Të fundit

Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ 10 në pranga, mes tyre edhe 1 police

11 urdhër-arreste me vendim gjykate janë firmosur, mes të cilëve një grua kolumbiane, e cila është shpallur në kërkim,...

21 Mars 1697/Pjetri i Madh i Rusisë fillon turin e tij të vizitave në Europën Perëndimore

Cari i perandorisë ruse, ndërmerr një udhëtim të gjatë 18 mujor nëpër Europën Perëndimore. Disa historianë, pretendojnë se qëllimi kryesor ishte lidhja e një...

“Kur flas unë, ti hesht”/Hilaria poshtëron bashkëshortin Alec Baldwin përpara të gjithëve

Hilaria Baldwin ka folur për mediat lidhur me mundësinë që TLC të xhironte një sezon të dytë të reality show-t të tyre, “The Baldwins”....

Përgjumja e pranverës, shkaqet e pasojat/ Mund të shkaktojë luhatje të madhe psikologjike

Rritja e temperatura në  pranvere apo ndryshimi i stinëve, sjell edhe një  konfuzion në  trupin tonë . Mjeku alternativ Hysni Danshki, në  një  intervistë në...

Ja cilat ushqimet ju ndihmojnë për të humbur peshë

Të përpiqeni të humbni peshë duket ndonjëherë e pamundur pasi uria ju çon përsëri tek ushqimi. Por ka disa mënyra që edhe të ushqeheni por...

Lajme të tjera

Web TV