Të dhënat e Bankës së Shqipërisë: Inflacioni bazë ra përsëri në muajin shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë ra lehtë në 2.33%, nga 2.36% që kishte qenë për janarin. Inflacioni bazë ngelet gjithashtu në rënie me bazë vjetore. Në shkurt të vitit të kaluar, ky tregues kishte qenë në nivelin 2.91%.

Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Ai përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike.

Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Inflacioni bazë është i lidhur në një shkallë më të madhe me presionet e brendshme inflacioniste, që pas vitit 2022 janë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për shkurtin pësoi rënie në 2.09%, nga 2.1% që kishte qenë për janarin. Edhe inflacioni bazë neto është në rënie vjetore krahasuar me nivelin 3.25% të një viti më parë.

Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin shkurt ishte në nivele të përafërta me inflacionin bazë neto, me 2.08%, nga 2.09% që ishte për janarin dhe 3.22% që kishte qenë në muajin shkurt të vitit të kaluar. Sipas INSTAT, inflacioni mesatar në ekonomi e mbylli vitin 2024 në nivelin 2.1%, në rënie të ndjeshme nga niveli prej 4% i fundit të vitit 2023. Ndërkohë, për dy muajt e parë të këtij vitit inflacioni ka rënë më tej në nivelin 1.9%, niveli më i ulët në afërsisht katër vitet e fundit./   S,M

Të fundit

Rama, fut në kurth opozitën

Nga ARTUR AJAZI Ecejaket përmes rrjeteve sociale, mes Edi Ramës dhe Lul Bashës, pa e kuptuar fare kanë futur në...

Kush i numëron vota e 11 majit? KQZ ndan rolet

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur ndarjen e numëruesve të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e...

Rama: Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, për të marrë pashaportën e BE-së

Kryeministri Edi Rama vijon thirrjet për të votuar atë dhe PS-në në zgjedhjet e 11 majit duke e shoqëruar me posterin ditës së radhës, me numrin...

Sali Berisha takohet sot me shqiptarët në Napoli

Sali Berisha do të zhvillojë sot takimin e radhës me diasporën. Kreu demokrat do të jetë rreth orës 15:00 me shqiptarët në Napoli. Berisha do...

Spitali, “shtëpia e dytë”/ 64 vjeçarja përballet prej vitesh me tumorin në gjak

Çiftin pensionist Aleksandrën dhe Agim Brahushajn nga Lushnja, jeta në pleqëri i ka sprovuar më shumë se të tjerët. Prej më shumë se 1 dekade,...

Lajme të tjera

Web TV