Tregjet lundruese të Vietnamit, atraksion unik për turistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregjet lundruese në Mekong Delta të Vietnamit janë bërë mënyrë jetese për vendasit duke shitur mallrat e tyre, por ato janë bërë gjithashtu një aktivitet argëtues për turistët që vizitojnë zonën.

Duke u ofruar turistëve mundësinë për të blerë fruta dhe perime ekzotike, kafe lokale ose ushqime vietnameze të përgatitura në varka, këto tregje lundruese fillojnë të punojnë shumë herët në mëngjes dhe qëndrojnë të hapur deri në perëndim të diellit.

Tregjet lundruese janë tregje ku mallrat shiten nga varkat.

Me origjinë në kohë dhe vende ku transporti ujor ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e përditshme, shumica e tregjeve lundruese që funksionojnë sot shërbejnë kryesisht si atraksione turistike dhe ndodhen kryesisht në Mianmar, Tajlandë, Indonezi, Vietnam, Sri Lanka, Bangladesh dhe Indi.

Tregjet lundruese kanë ekzistuar në Vietnam për shumë breza. Arkeologët kanë gjetur prova se rrjete të gjera tregtare ka të ngjarë të ekzistonin në deltat e lumenjve të Vietnamit që nga 4.500 vjet më parë.

Me një sistem të pasur lumenjsh, Mekong Delta është vendi ku zhvillohen shumë tregje javore lundruese. Kjo është një mundësi për tregtarët e vegjël që të shkëmbejnë mallra ndërsa turistët mund të përjetojnë atmosferën unike me vendasit. Disa nga tregjet e famshme lundruese në këtë zonë janë Cai Rang Market, Long Xuyen Market, Cai Be Market etj./e.t

Të fundit

Përfitimet e dietës me pak kripë! Cilat ushqime rekomandohen

Ndjekja e një regjimi ushqimor me pak natrium është diçka që shumë njerëz përpiqen të bëjnë për të përmirësuar...

4 vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos rikujton ish-kryeministrin: Na mungon pa fund!

Megi Fino, vajza e Bashkim Finos, e ka kujtuar të atin në një postim në rrjetet sociale, duke shprehur mallin dhe mungesën e tij,...

Nga “kaubojsi” te kandidati që hyri në listë me 2 telefonata, kë do të votojmë në 11 maj?

Në studion e “Of the Record” me Andrea Dangllin këtë të shtunë ishin të ftuar 4 kandidatë të cilët janë pjesë e listave për...

Sot eklipsi i pjesshëm diellor, njerëzit në hemisferën veriore shijojnë shfaqjen qiellore

Njerëzit në të gjithë hemisferën veriore janë mbledhur për të kapur një paraqitje të shkurtër të eklipsit të pjesshëm diellor. Eklipsi arriti kulmin në Londër rreth...

Ambasada Amerikane: Nëse gënjeni për të marrë vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaron se të gjitha aplikantët për viza duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV