PAMJET/ “Syri i Kaltër”, një perlë natyrore mes ujit të kristaltë dhe gjelbërimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parku Natyror “Syri i Kaltër” është një nga atraksionet më të vizituara turistike në Sarandë, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, duke ndarë foto nga peizazhi i mrekullueshëm i Parkut Natyror “Syri i Kaltër”, informon se burimi natyror me origjinë karstike, i vendosur në rrëzë të Malit të Gjerë, ofron një spektakël unik me ujin e tij të kristaltë dhe ngjyrat magjepsëse.

PAMJET/ “Syri i Kaltër”, një perlë natyrore mes ujit

“Përveç bukurisë ujore, zona përreth pasurohet nga një ekosistem i larmishëm, me bimësi të dendur dhe fauna të ndryshme, duke e bërë një destinacion ideal për adhuruesit e natyrës”, thuhet në postimin e AKZM.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura fton vizitorët të eksplorojnë këtë perlë natyrore, duke respektuar rregullat e mbrojtjes së mjedisit për të ruajtur integritetin e saj ekologjik.

“Syri i kaltër” ndodhet pranë fshatit Muzinë, pranë rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.

Ai është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror”, me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër që mban brenda parkut.

Vitet e fundit “Syri i Kaltër” ka tërhequr shumë vizitorë nga vende të ndryshme të botës./  S,M

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV