Sot ankohet se Meta është i burgosur politik, por ja çfarë thoshte Berisha 4 vite më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak kohë më parë, Berisha ka pranuar të vërtetën e Edi Ramës për dosjen e Ilir Metës, duke sqaruar detaje të komunikimit të kryeminstrit me ish-aleatin e tij, Ilir Meta. Është fjala për momente kur gjatë vizitave në Bruksel dhe Gjermani, sipas Berishës, Ramës i ishte kërkuar arrestimi i Ilir Metës.

Në deklaratën e tij, Berisha pranon se kishte një dosje të ndërtuar nga ekspertë ndërkombëtare duke pranuar gjithashtu të vërtetën e akuzave kundër Ilir Metës.

Berisha: Rama, pas kthimit nga Brukseli, i ka thënë zotit Meta se më kërkuan arrestimin tuaj mbi bazën e dosjes që ka dorëzuar vetë zoti Rama. Pas kthimit nga Gjermania, i ka thënë zotit Meta të njëjtën gjë dhe ç’është e vërteta, i ka thënë të vërtetën. Nuk them se zoti Rama ka trilluar. Jo. Por ka një problem këtu. Por Edi Rama duket se ka një dosje shumë më të plotë për Ilir Metën sepse nëqoftëse dosja nuk do ishte më e plotë dhe nëqfotëse dosja nuk ishte shqyrtuar nga ekspertë ndërkombëtarë të shquar, ai nuk do mund të kërkonte… Askush s’do mund t’i kërkonte atij arrestimin e Ilir Metës.

Por pas arrestimit të Ilir Metës në tetor 2024, Berisha deklaroi krejt të kundërtën e asaj që kishte artikuluar tri vite më heret e kur pranonte se në dosjen e Metës kishte të vërteta. Berisha e harroi këtë dhe nxitoi ta konsiderojë Ilir Metën të dënuar politik.

Berisha: Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë, totale të Partisë Demokratike…

Ndiqni videon në dy kohë të Berishës për të vërtetën e akuzave për korrupsion ndaj Ilir Metës, për të cilat ai është në burg prej tetorit 2024./Tema/   S,M

Të fundit

Ka lindur në Shqipëri, këngëtari: Jam grek! Nuk kam kujtime të mira nga atje

Këngëtari Christos Santikai, i cili ka lindur në vendin tonë, ka folur për periudhën kur u zhvendos nga Shqipëria...

VIDEO/ Pikachu në protestat për ndalimin e Imamoglu, ja pamjet që u bënë virale

Pikachu u bë virale në Turqi mbrëmjen e së enjtes, teksa personazhi më i njohur i serialit për fëmijë Pokémon u shfaq në demonstratat...

Manastirliu: Kredi me zero interes për 90 mësues, afati i aplikimit deri më 9 prill

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se edhe këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve 90 kuota për trajtim me...

Paralajmëron Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

Përfaqësuesi i “Nisma Thurje” Endri Shabani prezantoi disa nga pikat që përmban programi për zgjedhjet e 11 majit, teksa nënvizoi punësim në sektorin publik,...

Depresioni pas lindjes: Si ndikon në zakonet e të ushqyerit të fëmijës

Deri në 25% e nënave të reja vuajnë nga depresioni pas lindjes , i cili mund të ndikojë ndjeshëm në sjelljen e tyre si...

Lajme të tjera

Web TV