Tragjedia me 4 të rinj/ Mbyllet dera e familjes Laçi, ja si betonierja u preu rrugën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erild dhe Enejd Laçi, nga fshati Borizanë i Krujës e kanë mbyllur derën e shtëpisë. Dy vëllezërit vdiqën në aksidentin e tmerrshëm të Fushë-Prezës, duke lënë pas vetëm dy prindërit.

Makina që drejtohej nga 20-vjeçari Erild Laçi u përplas fatalisht me betonieren mbrëmjen e së mërkurës. Në makinë ndodheshin dy vëllezërit, kushëriri i tyre Andi Laçi nga Borizana dhe shoku i tyre nga Fushë-Kruja Enrikejd Kurti, 24 vjeç.

Burime për Report Tv bënë të ditur se ata kishin pritur në Rinas, Enejd Laçin, i cili kthehej nga Gjermania. Sapo kanë lënë aeroportin dhe janë nisur për në banesat e tyre u ka prerë rrugën betonierja, duke shkaktuar goditjen fatale për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte makina Mercedes Benz ku udhëtonin 4 të rinjtë.

Makina ka shpërthyer në zjarr për shkak se ishte me motor benzinë-gaz. Trupat e pajetë janë nxjerrë të karbonizuar dhe janë transportuar në morgun e Tiranës. Familjarët të cilët janë mbytur nga dhimbja ende nuk i kanë tërhequr trupat e pajetë, pasi po kryhet ekspertiza. Fshatin Borizanë në Krujë e ka pllakosur zija./e.t

Të fundit

Reagon Veliaj: Mbi 110 mijë përfitues të Kartës së Studentit nga 2019-a

Në rrjetin social Facebook të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë postuar foto të studentëve që janë...

FOTO+VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm në këte vend, shemben ndërtesat, panik tek qytetarët

Një tërmet i fuqishëm goditi Myanmarin qendror të premten, sipas shërbimeve të monitorimit të tërmeteve, duke shkaktuar panik në disa rajone dhe duke ndikuar...

“Shqipëria Madhështore”: A do të mbledhë vota trumpizmi në Tiranë?

Sali Berisha, 80 vjeç, garon në zgjedhjet e 11 majit si kandidat për kryeministër duke kërkuar një rikthim për herë të tretë në pushtet,...

ETHET E ZGJEDHJEVE? Koha e pajisjes me ID Kartë zbret nga 14 ditë në vetëm 3 ditë

Koha e pajisjes me ID Kartë zbret nga 14 ditë në vetëm 3 ditë, njoftoi Ministria e Brendshme. Risia është lançuar nga IdentiTek, kompania...

Berisha për nofkën ‘Bufi’: Rama më ka bërë nder, por do të zhgënjehet kur ta kuptojë

Kryeministri Edi Rama e quan çdo ditë ‘buf kënete’, por ky epitet për Sali Berishën nuk është aspak ofendim, përkundrazi. I ftuar mbrëmjen e kaluar...

Lajme të tjera

Web TV