Turizmi e nis me vrull vitin 2025/ Rritje me 41% e vizitorëve të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turizmi në Shqipëri ka nisur vitin 2025 me shifra pozitive. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), numri i vizitorëve në muajin Janar është rritur me 26.9%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 120,139 pushues. Rritjen më të madhe e kanë shënuar turistët e huaj, me një vlerë prej 41%.

Në lidhje me netët e qëndrimit, të dhënat tregojnë një rritje totale prej 35.8%. Për këtë sezon, turistët duket se kanë preferuar më shumë destinacionet jo-bregdetare, të cilat shënuan një rritje prej 46.5%. Ndërkohë, për sa i përket strukturave të akomodimit, hotelet dhe ambientet e ngjashme mbetën zgjedhja kryesore për 38.4% të vizitorëve.

Statistikat tregojnë se rajoni qendror ka pritur numrin më të madh të turistëve, duke regjistruar gjithsej 67,747 vizitorë. Pas tij renditet rajoni jugor me 31,594 vizitorë.

Ndërkohë, rajoni verior rezultoi më pak i vizituari, duke tërhequr vetëm 22,798 turistë gjatë muajit Janar.

Ndër turistët jo-rezidentë që zgjodhën Shqipërinë si destinacion, Italia zuri vendin e parë me 21% të vizitorëve. Më pas vjen Kosova me 18% dhe Gjermania me 6%. Po ashtu, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kontribuan respektivisht me 6% dhe 5% të turistëve për këtë periudhë.

Një tjetër trend i rëndësishëm është rritja e vizitorëve nga vende të tjera europiane, të cilët përbënin 44% të totalit të turistëve të huaj.  INSTAT bën me dije se norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 14.5%, duke shënuar një rritje të lehtë nga 14.2% në janar 2024.  Këto shifra tregojnë se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga tregje të ndryshme./    S,M

 

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV