Si bateria po na ndryshon jetën?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse më parë shpenzonim me dhjetëra letra çdo muaj për të kryer punët e domosdoshme, sot smartphone-t po u shpëtojnë jetën miliona pemëve nëpër botë.

Po flasim për bileta avionësh, për letra të dashuruarish, për fakse, për kuponë, për harta apo edhe për letrën e fotografive. Të gjitha këto materiale të epokës së kaluar tanimë janë zëvendësuar me një pajisje të vetme, e cila për të kryer kaq shumë funksione mjafton të karikohet. Sigurisht, smartphone-i.

Sado fajësohet për distancimin social që ka shkaktuar që përpara pandemisë, teknologjia është përgjegjëse edhe për shumë aspekte me ndikim pozitiv në stilin tonë të jetesës. Sidomos, për ato që kanë të bëjnë me shëndetin tonë dhe të mjedisit.

Një tjetër hap teknologjik madhor që duket se po tjetërson stilin e jetesës nëpër botë është përhapja e alternativave të duhanit me ngrohje. Në Japoni, alternativa me ngrohje u prezantua për herë të parë në vitin 2015 dhe gjeti mbështetje të madhe si nga legjislacioni, ashtu edhe nga duhanpirësit, miliona prej të cilëve braktisën cigaren tradicionale për produktet me ngrohje, të konsideruara si një alternativë me risk të reduktuar. Që atëherë, shitjet e cigareve në Japoni kanë rënë me rreth 10% çdo vit.

Kjo teknologji e zhvilluar nga qindra shkencëtarë në të gjithë botën, bazohet në gjetjen e rëndësishme se përgjegjësi kryesor për sëmundjet që lidhen me duhanin, është djegia. Djegia e duhanit në 800 gradë Celcius a më shumë, bën atë që bashkë me tymin, çlirohen rreth 6 mijë përbërës kimikë, nga të cilët rreth 100 janë të vërtetuar se shkaktojnë sëmundje.

Duke e ngrohur duhanin dhe duke mos krijuar tym, pajisjet me ngrohje, jo me djegie, zvogëlojnë prodhimin e kimikateve të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme. Për këtë, pajisja me ngrohje IQOS vitin e kaluar u autorizua si produkt me risk të modifikuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Lexo edhe :  Horoskopi, e mërkurë, 26 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Makinat elektrike janë një tjetër prej risive që po ngjallin më së shumti shpresë për një përmirësim të cilësisë së ajrit, duke premtuar një ndryshim domethënës deri në 2030-ën, kur numri i makinave elektrike të shitura pritet të rritet 100-fish. Në 2040-ën, Franca dhe Britania e Madhe duan të kenë 100% makina elektrike dhe të emetojnë 0 ndotës për ajrin. Këto plane duken ambicioze, megjithatë edhe sikur dëmi që ne i shkaktojmë ambientit të reduktohet me vetëm 50%, është një fitore e konsiderueshme.

Makinat që djegin gaz, janë ndër ndotësit kryesorë të mjedisit, që po shkaktojnë dëme edhe të pariparueshme duke emetuar kimikate të rrezikshme. Tymi, edhe këtë herë, bëhet shkaktari kryesor i sëmundjeve që lidhen me ndotësit e ajrit. Ngado ta kapësh, njerëzimi duket se po lufton një armik të përbashkët: djegia.
Kështu alternativat që nuk përdorin djegie duken të jenë zgjidhja e vetme për të mos e shtuar dëmin e shkaktuar deri më sot ndaj mjedisit dhe ndaj vetes. Ështe koha të zhdukim tymin.

IQOS nuk është pa rrezik dhe prodhon nikotinë, e cila krijon varësi. Urdhëri i marketingut të FDA-së për sistemin IQOS, datë 7 korrik 2020./k.k

Të fundit

Ja pse ishin të rëndësishme 10 ditët e fundit të Ramazanit

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm për të gjithë besimtarët myslimanë. Ai është muaji i agjërimit, që do...

Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian

Drejtoria e Doganave ka njoftuar se duke filluar nga data 1 Prill 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna...

Transformimi i Parkut Metalurgjik në Elbasan, Rama: Epiqendër inovacioni e zhvillimi

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Elbasan. Në fjalën e tij para socialistëve, ai foli për transformimin e Parkut Metalurgjik në këtë qytet....

Seria Galaxy S25: Më shumë se një kamerë – Performanca AI në zemër të kësaj pajisjeje

Prezantimi i serisë Samsung Galaxy S25 pak javë më parë shënoi një hap të rëndësishëm në botën e Inteligjencës Mobile Artificiale. Ndërsa kamera ka...

Berisha zbulon sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore

Sali Berisha ka zbuluar sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore. Berisha deklaroi se renditja e PD-së e para në fletën e votimit është një...

Lajme të tjera

Web TV