Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Burrel-Klos, pranë Urës së Shulbatrës, ku një mjet i llojit furgon ka përplasur një fëmijë 4 vjeç.
Sipas informacioneve të para, i mituri ka qenë dukë kaluar rrugën në momentin kur është përplasur.
4-vjeçari mësohet se është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, policia ndohet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./k.k