U la jashtë listave, dorëhiqet kryetarja e LDG në Kurbin, Lindita Toma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo Fillim ka një Fund!

Të nderuar kolegë, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas Kurbin,

Pas një periudhe reflektimi dhe qartësimi, kam marrë një vendim të rëndësishëm për mua personalisht, që nuk ka qenë i lehtë, por që ka ardhur pas shumë mendimesh të thella. Kam vendosur të DORËHIQEM nga çdo pozicion që kam mbajtur deri tani në Partinë Demokratike dhe në Lidhjen Demokratike të Gruas Kurbin.

Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë angazhimi, përkushtimi dhe shërbimi ndaj juve, grave të Partisë Demokratike dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të organizatës. Unë jam e mirënjohur për besimin që më keni dhënë që nga fillimi i angazhimit tim politik dhe shpresoj se kam arritur t’ju përfaqësoj denjësisht në çdo kauzë që kemi ndjekur së bashku. Angazhimi im ka qenë gjithmonë i sinqertë dhe i sinqertë ndaj parimeve që ne përfaqësojmë.

Dua të falënderoj çdo anëtar të kryesisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj, që nga dita e parë deri më sot. Edhe pse ndonjëherë nuk kam qenë plotësisht e pajtimit me disa nga mendimet dhe vendimet tuaja, duke qenë se disa prej tyre i kam konsideruar të pasuksesshme për ne si degë, gjithmonë kam besuar dhe besoj se duam të përpiqemi për një të ardhme më të mirë. Është një situatë e vështirë, por mendoj se në Kurbin ka ardhur koha për ndryshim, sepse humbjet e përsëritura nuk mund të pranohen më.

Të dashur anëtarë të PD, Dega Kurbin!

Unë jam Lindita Toma (Selala), dhe sot po e bëj publike vendimin tim për të mos u angazhuar në këtë fushatë elektorale. Kam lindur dhe u rrita në një familje me kontribut 34-vjeçar në Partinë Demokratike, dhe për çdo vit të kaluar kam qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj ideve dhe parimeve të saj. E di që ka ardhur momenti për të reflektuar, dhe ndoshta është koha për të hapur një faqe të re.

Lexo edhe :  Edhe Gazment Bardhi tallet me protestën e Berishës:Jemi në TikTok ndërkohë që protestojmë

Kam qenë ndër të parat gra që kam mbështetur ri-themelimin e PD-së, dhe më kujtohet ende skepticizmi që kishin disa nga drejtuesit e asaj kohe. Kjo ka qenë një periudhë e vështirë, por gjithmonë kam besuar duke qenë se angazhimi im dhe i familjes sime ka qenë i pasur dhe pa interesa personale, gjithmonë në shërbim të Partisë Demokratike dhe parimeve të saj.

Me këtë vendim, nuk mbyllet një histori, por hapet një mundësi e re për të reflektuar dhe për të menduar për të ardhmen. Unë do të jem gjithmonë mirënjohëse për çdo mundësi që më është dhënë, dhe shpresoj që rruga që do të marrë Partia Demokratike të jetë një rrugë e suksesit, e bashkimit dhe e fitores.

Ju faleminderit për çdo moment që kemi kaluar së bashku, dhe për gjithçka që kemi arritur bashkë. Ky është një moment i ri, një fazë tjetër për mua dhe për ju, dhe uroj që kjo parti të vazhdojë të përfaqësojë të mirën e çdo shqiptari./k.k

Të fundit

Lajmi që prisnim në mes të marsit për Berishën nga Uashingtoni erdhi!

Nga Mero Baze Raporti pasqyron punën e gjithë qeverive në botë në luftën me pastrimin e parave dhe luftën kundër...

“Për kokë të djemve…”/ Kush e bëri Gertën që të shpërthejë në lotë

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4” është përfshirë sot në disa debate të forta mes banorëve. Gerta ka diskutuar me...

Ndahet “torta” e fushatës/ KQZ ndan paratë, 131 milionë lekë për 11 parti

131 milionë lekë u janë vendosur në dispozicion 11 partive politike vetëm për fushatën zgjedhore parlamentare. Nga torta e fondeve, Partia Socialiste e cila përfaqëson...

Cilat janë sektorët me pagat më të larta në privat?

Paga mesatare në sektorin financiar, në fund të viti 2024 arriti në 163 mijë lekë. E ndjekur nga sektori informacion/ komunikacion ku paga mesatare...

‘Ta martojmë Shqipërinë”/ Rama: ‘Nusen’ më të bukur ta fusim në familjen më të fortë!

Kryeministri Edi Rama për të thënë se Shqipëria duhet të futet në Bashkimin Evropian tha se “nusen më të bukur duhet ta fusim në...

Lajme të tjera

Web TV