Zgjedhjet e 11 Majit, Rama premton rritje tjetër page

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri tha se paga mesatare në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, është 830 euro, duke përfshirë si sektorin publik dhe atë privat. Në sektorin publik, paga mesatare ka arritur në 1030 euro dhe do të ketë rritje të mëtejshme

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, në rubrikën “Sy m’Sy”, foli mbi pagën mesatare në Shqipëri.  Kur na ndajnë vetëm një muaj e disa ditë nga zgjedhjet e përgjithshme, shefi i qeverisë ka premtuar një tjetër rritje page për administratën. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, ai deklaroi se paga mesatare e kombinuar mes sektorit publik dhe atij privat është 830 euro. Në sektorin publik, paga mesatare aktualisht është 1030 euro dhe, sipas tij, kjo shifër do të rritet më tej.  “Paga mesatare në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, është 830 euro, duke përfshirë si sektorin publik, ashtu edhe atë privat. Në sektorin publik, paga mesatare ka arritur në 1030 euro dhe do të ketë rritje të mëtejshme,” u shpreh Rama.  Qeveria ka nisur përgatitjet për ndërtimin e një baze prodhimi të materialeve ushtarake, një vendimmarrje që, sipas kryeministrit, është e lidhur me sfidat e sigurisë në rajon.  “Po punojmë dhe po ndërtojmë partneritete për të krijuar një industri të re ushtarake, sepse kjo është nevoja e kohës. Brenda mandatit të katërt, Shqipëria do të ketë një bazë prodhuese për automjete ushtarake, armatime dhe dronë. Ky proces ka nisur dhe do të konkretizohet në vitet në vijim,” theksoi ai.  Gjatë bashkëbisedimit, Rama u ndal edhe te procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai shprehu ambicien për të mbyllur grupkapitujt deri në vitin 2027 dhe theksoi se është i bindur se pas vitit 2029, një socialist do të vijojë qeverisjen.  “Partia Socialiste nuk diskutohet. Çështja është që ajo të ketë një mandat të fortë, që procesi të mos ketë pengesa dhe askush të mos i dalë përpara negociatave me BE-në. Mandati im përfundon në 2029, por puna që kemi nisur do të vijojë,” tha kryeministri.  Ai e konsideroi votën e diasporës si vendimtare për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe u shpreh se më 11 maj do të ketë një pjesëmarrje të rëndësishme nga shqiptarët jashtë vendit.  “Diasporën do ta shohim më 11 maj. Një numër i konsiderueshëm është regjistruar dhe votat e tyre do të numërohen,” shtoi ai.  Duke iu referuar kundërshtarëve politikë, Rama theksoi se ata nuk kanë një alternativë konkrete për vendin. Në mënyrë ironike, ai i cilësoi si të paaftë për të ndërtuar një vizion të qartë për të ardhmen e Shqipërisë.

Lexo edhe :  Tirana dhe Shkupi përfitojnë të parat nga BE – Kos: Urime, kjo nxit reformat kyçe

 

Të fundit

“Jemi siguria e vetme për SPAK”, Rama: Dorëzuam ‘shpatën’ e drejtësisë me kosto

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, shpalos sot programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 me të cilën...

Pse rikthimi i amerikanëve në SPAK ka tmerruar Saliun?

Nga Spartak Ngjela Dhe komedia arrin kulmin kur e di tani që ekspertët amerikanë të krimit janë kthyer sërish në SPAK, ai vijon të flasë...

Barometri mujor Gallup rreth Presidentit të SHBA-së

Nga Eduard Zaloshnja Kompania amerikane Gallup, pionere e sondazheve të opinionit, ka 90 vjet që zhvillon një barometër periodik mbi opinionin e amerikanëve për punën...

E PABESUESHME/ Këngëtari zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga fansi

Gjatë intervistës në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, këngëtari Renato Jaho ndau një histori të pazakontë mbi dhuratën më të shtrenjtë që ka...

As Egjipti dhe as Meksika, ky është vendi në botë me më shumë piramida

Kur flitet për piramida, shumica mendon menjëherë për Egjiptin dhe Meksikën, vende të njohura për monumentet e tyre mbresëlënëse. Megjithatë, pak njerëz e dinë se...

Lajme të tjera

Web TV