Politika e vitit 2019/ Një histori e shkurtër që fillon e mbaron në dimër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Padyshim se gjëja më acaruese e vitit 2019 në Shqipëri ishte situata ose kriza politike. Për herë të parë figurat e politikës sonë u bënë si personazhe Showbizzi, madje i tejkaluan ato. Për aq kohë sa një krizë e tillë arriti kulmin kur nuk përbënte më lajm se një super pjeshkë kishte nxjerrë çdo gjë. Edhe me perversët zgjodhën të kishin fokus më të lartë për situatën politike duke konfirmuar edhe më shumë se kriza ishte e fortë.

Në pamje të parë duket se kjo krizë mori inspirim nga një protestë studentësh. Por protesta pati furishëm në të gjithë globin. Ekonomitë në prag të kolapsit, të ndihmuara nga një dëshirë për një demokraci më të madhe, solli rebelim kundër korrupsionit dhe pabarazisë duke nxjerrë njerëzit në rrugë në vitin 2019 në të gjithë kontinentet.

Ndoshta është edhe aksidentale që kjo krizë globale i ka rrënjët direkt pas nisjes së luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA-së, e cila nisi në vitin 2018. Por, u thellua në 2019 kur Trump njoftoi në muajin maj se tarifat e mëparshme 10% mbi mallrat kineze me vlerë 200 miliardë $ do të rriteshin në 25%.

Sipas teorive të konspiracionit protesta gjithëpërfshirëse në gjithë rruzullin tokësor kanë rezultuar si pasojë e influencave, të cilat do pasojnë një rend të ri botëror, ende të paqartë për këdo.

Protesta e studentëve të universiteteve publike në Shqipëri nisën organizimin e tyre në muajin Dhjetor 2018 në Tiranë për t’u mbyllur në shkurt të 2019-s.

“Protesta Studentore”

Qeveria përdori të gjitha mënyrat për të shuar këtë protestë, edhe pse ka zëra që ajo ishte vetë organizatorja e kësaj proteste.

Ndërsa të tjerë pohojnë se qeveria i përhapi vetë zërat se ishte organizatorja e kësaj proteste për t’i bërë protestuesit të dyshojnë.

Pas kësaj proteste situata politike nuk do ishte më e qetë por gjatë gjithë kohës në aksion, pasi kriza do thelloj akoma më shumë por me goditje më të vogla. Goditjet do ishin më të vogla pasi, as Lulëzim Basha, as presidenti Meta, as Monika Kryemadhi dhe as ish-udhëheqës të rëndësishëm të shtetit nuk e patën forcën për të tundur aq shumë kryeministrin Rama dhe ministrat e tij, sesa studentët.

Megjithatë opozita e sprovuar më parë, po në shkurt kur sapo kishte filluar që protesta studentore të merrte fund djeg mandatet në 20 shkurt 2019 pas një indicie të publikuar në media për shitblerje të votave nga ana e qeverisë. Kjo do të përbënte një shqetësim afatshkurtër për qeverinë pasi mungesa e deputetëve në vend do zëvendësohej me deputetë të tjerë, të cilët ishin në listat e zgjedhjeve të përgjithshme në radhët e opozitës.

Hyrja e deputetëve të rinj në Parlament thuhet që sipas zërave nxori zbuluar qeverinë, pasi të shumtë ishin ata që e besuan se ata u blenë. Më shumë se qeverisë për aq kohë sa askush nuk nxori fakte konkrete se ata u blenë, këta deputetë të rinj nxorën zbuluar opozitën, por edhe politikën në përgjithësi.

Që nga një këngëtarë me precedentë penalë e deri te persona që nuk kishin punuar qoftë edhe një ditë të vetme në jetën e tyre, Parlamenti mori formën tij ideale për të patur humor anglez të realizuar natyrshëm. Nuk përjashtohet mundësia që disa prej tyre të kishin bërë punë shtëpie, por prapë kjo mbetej në aspirata shumë të largëta në lidhje me kriteret që duhet të arrinin për të qeverisur.

Këta deputetë të rinj bënë iluminimin më të lartë, pasi pas një reflektimi të thellë me qetësi e dashuri, u kuptua më në fund se korrupsioni nuk varej aspak nga niveli i kulturës apo niveli intelektual i udhëheqësve. Më në fund njerëzit u iluminuan se diplomat false të qeveritarëve nuk duhet të përbënin më problem.

Opozita e vjetër tashmë e papunë, vendosi të nisë protestat e saj, të cilat u zhvilluan paqësisht, por të frymëzuara edhe më tepër nga skandali i përgjimeve të Bild. Për opozitën ato ishin fundi dhe më keq s’kishte se ku të shkonte. Për qeverinë përgjimet e dosjes 339 thjesht ‘llogje Kavaje’ pasi personat e përfshirë në të, si Vangjush Dako, i mëshonin me pathos faktit se ishin akullore.

Lexo edhe :  Mbi Vendimin e Gjykatës së Berlinit që vlerësoi të papërdorshme të dhënat e EncroChat

Basha duke kënduar Himnin Kombëtar

Opozita refuzoi të hynte në zgjedhje vendore ndërkohë që Presidenti Meta anuloi zgjedhjet duke deklaruar se donte të qetësonte situatën, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Në kushtet e një situate të tillë Partia Socialiste hyri në zgjedhje vendore të lira Pluraliste në qershor të 2019-s me veten e vet.

Edhe pse situata ishte e nxehtë dhe supozohej se mund të nxitej konflikt ose përleshje, pati zgjedhje të qeta. Raporti i OSBE-ODIHR i përcaktoi ato si zgjedhje me ushtrim presioni ndaj qytetarëve nga të dyja palët politike. Në disa raste komisionerët e zgjedhjeve arritën të tejkalonin shkencën matematikore pasi nxorën në numërim më shumë vota sesa votues.

Protestat e opozitës vazhduan, herë pas here dukeshin si histori dashurie me Gjermaninë pasi ishin të shumtë ata që mbanin nëpër duar flamuj gjerman.

Në kushtet e një reforme në drejtësi në proces ndaj gjyqtarëve, të cilët ishin përgjegjës për një seri vrasjesh merreshin masa drastike, si pezullimi nga detyra pa të drejtë kandidimi, duke zhvilluar një krizë akoma më të thelluar institucionale. Ëndrra reciproke e Parlamentit dhe Presidencës për të “shkatërruar’ njëri-tjetrin, mbeti thjesht një ëndërr si pasojë e mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

Edhe për riformimin e saj do kishte një përplasje të fortë mes dy palëve, e cila u përcaktua si thellim i krizës politike. Nga ana tjetër në fillim të nëntorit “Pakti për Universitetin” njoftoi se protestat studentore do të rinisni përsëri në Dhjetor.

Tërmeti i 26 nëntorit ndryshoi planet dhe uli fokusin e urrejtjes mes palëve. Edhe pse Vangjush Dako si ish-kryebashkiak i Durrësit ishte përgjegjës për dhënien e lejeve të ndërtimit në bregdet, ai mbeti përsëri “akullore”. Akullorja e tij nuk u shkri, ndoshta e favorizuar nga i ftohti.

Që prej tetorit po përflitej për Mini-Schengen Ballkanik, por situata e tij do të bëhej serioze ndërsa krerët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë do të mblidheshin në Durrës për të mbajtur takimin e tretë të kësaj iniciative.

Ndërkohë në Tiranë u zhvilluan protesta pasi sipas Prishtinës zyrtare, por edhe shumë të tjerëve, kjo ishte një platformë përjashtuese për aq kohë sa Serbia nuk ka pranuar njohjen e Kosovës si shtet. Në kushte të tilla, Kosova nuk mund të hyjë në bisedime me Serbinë pa njohje nga ana e saj, por edhe Serbia nuk pranon bisedime pa heqjen 100 % të taksës për mallrat serbe.

Teori konspirative dhe zëra të pakonfirmuar përfshinë edhe emrin e oligarkut Xhorxh Soros si hartues i këtij plani. Kjo, pasi një ditë para kësaj tryeze shumëpalëshe, djali i tij pati një takim me Presidentin Meta, e cila u interpretua si një kërkesë për mbështetje të kësaj inicative.

Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor kërkojnë të përmirësojnë politikat rajonale ato ndodhen në një krizë politike të ngjashme. Opozita vendosi të bojkotojë zgjedhjet lokale këtë qershor, pasi deputetët lanë Parlamentin në muajin shkurt. Shumica e homologëve në Serbi janë angazhuar për bojkotimin e Parlamentit dhe zgjedhjeve të përgjithshme në pranverën e vitit 2020.

Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Mal të Zi, tre vite më parë, por vendi ende ka shumë çështje të pazgjidhura duke shpënë në dështimin e Reformës Zgjedhore.

A do jetë situata akoma në krizë edhe me çështje të pazgjidhura edhe në vitin në vijim ashtu si në rastin e Malit të Zi, apo Mini-Schengen do të bëjë që të marrin frymë lirisht? Mos ndoshta është pikërisht projekti i Mini-Schengen, i cili detyroi krijimin e terrenit të duhur për t’u vënë në zbatim?

Në të gjitha rastet, qershia mbi tortë do të ishin të ashtuquajturat PPP. Partneriteti që qeveria bëri me të pasurit për marrjen me konçension e pronës publike.

Në disa projekte kryesisht infrastrukturore buxhetet e PPP do të tejkalonin edhe buxhetin e astronautëve të NASA-s për të shkuar në Hënë.

Milot-Balldren tregoi qartazi se pasanikët dhe qeveria kishin mjaftueshëm para për të pastruar, plot 161.5 mln euro. Por kjo mbetet ende një hipotezë, pasi ekzistonte mundësia që ky të ishte destinacioni më interesant në Europë sepse mund të shtrohej i gjithi me flori dhe diamant afrikan./Përgatiti:Lorena Hida/Fjala.al

Të fundit

Kur Muri i Berlinit u hap (përkohësisht) për festat e Krishtlindjeve

Midis 20 dhjetorit 1963 dhe 5 janarit 1964 shumë familje të ndara nga Muri i Berlinit u ribashkuan pas...

Garat me kuaj/ Skelton’s Grey Dawning ka talent për të ndezur Kempton në garën e hapur

Gri është një bast i mirë rreth 5-1 për të nënvizuar potencialin e tij në King George VI Chase në Boxing Day Greg Wood Ka pasur...

A mundet Evropa të kalojë në një “mendësi të kohës së luftës”?

Paralajmërimi i NATO-s më arriti teksa përgatitesha për një sulm me raketa në Kiev - ku ne kemi mësuar se si të mbijetojmë në...

Trump i kërkon Gjykatës së Lartë në SHBA të shtyjë ndalimin e Tik Tok

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që të shtyjë vendimin për ndalimin e përdorimit të rrjetit social...

Një kujtesë e gëzueshme, TV mund të jetë ende një përvojë e përbashkët

Ndërsa njerëzit nuk duan të transmetojnë, ata po rizbulojnë kënaqësinë kolektive të 'televizionit të ngjarjeve' Frances Ryan Duke u vendosur për të parë finalen e Gavin...

Lajme të tjera

Web TV