Dorëhiqet ministrja për fëmijët, u zbulua se solli në jetë një bebe nga një adoleshent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Islandës për Fëmijët ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se një nga fëmijët e saj kishte ardhur në jetë pas një marrëdhënie me një adoleshent 35 vjet më parë.

Ásthildur Lóa Thórsdóttir tha në një intervistë se ajo kishte një lidhje kur djali kishte 15 vjeç dhe ajo ishte një këshilltare 22-vjeçare në një grup fetar.

“Kanë kaluar 35 vjet, shumë gjëra ndryshojnë në atë kohë dhe unë patjetër do t’i kisha trajtuar këto çështje ndryshe sot,” tha 58-vjeçarja për mediat islandeze.

Agjencia islandeze e lajmeve RUV e bëri të ditur historinë të enjten mbrëma.

RUV raporton se lidhja ishte e fshehtë, por se Ásmundsson ishte i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij dhe kaloi vitin e parë me të.

Megjithatë, agjencia e lajmeve shkruan se kjo ndryshoi kur Thórsdóttir takoi burrin e saj aktual.

Ndërsa mosha e pëlqimit në Islandë është 15 vjeç, është e paligjshme të bësh seks me një person nën moshën 18 vjeç nëse je mësuesi ose mentori i tyre, nëse ata varen financiarisht nga ju ose punojnë për ju. Dënimi maksimal për këtë krim është tre vjet burg.

Pavarësisht dorëheqjes nga puna e saj ministrore, Thórsdottir tha se nuk kishte në plan të largohej nga parlamenti. /e.t

Të fundit

Rama ironizon kandidatët e Berishës: Personazhe groteskë që të vjen turp t’i përmendësh

Kryeministri Edi Rama, nga Shiroka, ka ironizuar listën e kandidatëve për deputetë të e Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Rama...

Mjekët japin detaje rreth shëndetit të Papa Françeskut

Shefi i ekipit mjekësor të Papa Françesku deklaroi se ai ishte aq pranë vdekjes në një moment të trajtimit, saqë mjekët seriozisht menduan të...

Pesë shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse lihet i pakontrolluar, mund të shkaktojë...

Çdo të sjellin protestat e mëdha kundër Erdogan?

“Frika nuk ka asnjë dobi në vdekje! Ju do të mposhteni nga drejtësia jonë, guximi ynë, modestia jonë, nga fytyra jonë e qeshur!”. Kështu u...

Belinda Balluku: Voto PS, bashkoju rrugës së fatit europian të Shqiptarisë!

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë thirrje sërish për të votuar Partinë Socialiste më 11 maj. “VOTO 5, bashkoju rrugës së fatit europian të shqiptarisë, për...

Lajme të tjera

Web TV