Studimi i ri zbulon pse nuk kujtojmë asgjë nga fëmijëria e hershme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E keni menduar ndonjëherë si është të jesh foshnje? S’ka rëndësi sa përpiqeni, por nuk mund të kujtoni asnjë detaj?

Në të vërtetë, nuk është se nuk kemi kujtime nga fëmijëria e hershme, por thjesht nuk mund t’i kujtojmë gjatë jetës.

Një studim i publikuar në Science, ekzaminoi foshnje nga 4.2 muajshe e deri në 24.9 duke i ndarë në dy grupe: nën 12-muajshe dhe 12-24 muajsh.

Gjatë eksperimentit, të vegjlit u vendosën në rezonanca magnetike që kontrollojnë aktivitetin e trurit dhe iu shfaqën imazhe unike për dy sekonda. Studiuesit regjistruan aktivitetin në hipokampus, pjesën e trurit që lidhet me ndjesitë, kujtesën dhe sistemin autonom nervor.

“Hipokampusi është një strukturë e thellë e trurit që s’dallohet me metoda standarde ndaj ne duhet të zhvillonim një qasje të re për të kryer eksperimente kujtese me foshnjat brenda rezonancës”, tha për CNN profesori i Yale University, dr. Nick Turk-Browne. “Ky lloj kërkimi është bërë më parë me foshnjat që kanë qenë në gjumë sepse ata lëvizin shumë, nuk mund të ndjekin udhëzime dhe kanë intervale të  shkurtra vëmendjeje.

Dr. Simona Ghetti, profesoreshë në University of California, Davis, kërkimi i së cilës përqendrohet te zhvillimi i kujtesës në fëmijëri, tha se shumë studime kanë treguar kapacitetin e foshnjave për të regjistruar kujtime, por ky studim është unik sepse lidh regjistrimin e tyre me aktivizimin e  hipokampusit.

Pas një vonese të shkurtër, bebeve u shfaqeshin dy imazhe përbri njëri-tjetrit, një imazh që e kishin parë dhe një i ri. Studiuesit ndiqnin lëvizjet e syve të tyre për të parë se ku fokusoheshin më tepër.

Nëse një foshnje kalonte më shumë kohë duke vështruar imazhin e parë, tregonte që e njihte duke nënkuptuar kujtesën. Nëse nuk shfaqte preferencë, do të thoshte që kujtesa e tyre ishte më pak e zhvilluar.

Lexo edhe :  Rast qesharal/ Çfarë macet shohin në të vërtetë kur shikohen në pasqyrë

“Lëvizjet e syve janë përdorur në qindra studime për kujtesën e fëmijëve dhe kategorizimin”, tha Ghetti. ”Të vegjlit shohin atë që iu duket më interesante dhe studiuesit  e kanë përdorur shpesh këtë sjellje spontane për të marrë të dhëna mbi funksionimin e kujtesës”.

Pas mbledhjes së të dhënave, ekipi analizoi skanerët duke i krahasuar. Provat kur foshnja nuk fokusohej në ekran dhe lëvizte apo puliste qepallat tepër, u përjashtuan.

Studimi zbuloi se hipokampusi është më aktiv te bebet më të rritura kur regjistron kujtime. Vetëm bebet më të rritura shfaqën aktivitet në korteksin orbitofronal që luan rol kyç në vendimmarrjen e lidhur me kujtesën dhe njohjen.

Është ende e  paqartë pse kjo ndodh te bebet mbi 12-muajshe, por me gjasë vjen si rezultat i ndryshimeve të mëdha në trup. “Truri i një foshnjeje u nënshhtrohet ndryshimeve perceptive, gjuhësore, motorike, biologjike etj gjatë kësaj kohe, duke përfshirë rritjen e shpejtë anatomike të hipokampusit”,  tha Turk-Browne.

Ekipi shkencor po punon për të testuar pse truri nuk i kujton më vonë këto ngjarje, por ka hipoteza se procesimi në trurin e bebeve mund të tregojë që hipokampusi nuk po merr komandat e duhura për të gjetur kujtimin e ruajtur bazuar në përvojën e bebes në atë periudhë kohore./e.t

Të fundit

Telefonata Trump-Carney, zyra e kryeministrit kanadez: Do ketë tarifa hakmarrëse

Kryeministri kanadez, Mark Carney i tha presidentit të SHBA-së, Donald Trump se Kanadaja planifikon të zbatojë tarifa hakmarrëse ndaj...

Vetëm tre profesione do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale, sipas Bill Gates

Inteligjenca Artificiale po transformon botën duke automatizuar detyrat e tepërta dhe duke i dhënë profesionistëve më shumë kohë për t’u përqëndruar në gjëra më të...

Ja super përfitimet që merr organizmi nga qiqrat

Qiqrat janë një nga bishtajoret më të njohura dhe të shijshme që jo vetëm që sjellin përfitime të shumta për shëndetin, por janë gjithashtu...

Protesta për midhjen, fermerët e Sarandës mblidhen para ministrisë së Bujqësis

Midhja e autoktone e Butrintit rrezikon të zhduket përgjithmonë. “Kjo është gjendja e midhjes dhe rrezikon të zhduket ka mbet vetëm guacka”. Me pankarta në duar...

Borxhi i jashtëm arrin në 10 mld euro, ekspertët: Të zbulohen borxhet e fshehta

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë në vitin 2024 u zgjerua më tej. Në 10.1 miliardë euro ka arritur huaja që vendi ynë ka ndaj institucioneve...

Lajme të tjera

Web TV