Pse nuk është martuar ende me Georgina-n? Flet për herë të parë Cristiano Ronaldo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo ka adresuar spekulimet mbi martesën me partneren e tij prej vitesh, Georgina Rodríguez.

Dyshja janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë ndërtuar një familje të madhe së bashku, por ende nuk kanë zyrtarizuar bashkimin e tyre. Në dokumentarin e Netflix “I Am Georgina”, Ronaldo theksoi se martesa është një vendim i përbashkët:

“Mund të ndodhë brenda një viti, në gjashtë muaj ose në një muaj. Jam 1000% i sigurt se do të ndodhë.”
Ndërkohë, Georgina ka treguar se miqtë e saj shpesh bëjnë shaka me këngën e Jennifer Lopez “The Ring”, duke e pyetur kur do të vijë unaza e shumëpritur.

Spekulimet u shtuan edhe më shumë kur, gjatë një fjalimi në Globe Soccer Awards, Ronaldo iu referua Georginës si “gruaja ime”, duke ngritur dyshime për një martesë sekrete.

Së bashku, ata kanë dy vajza biologjike, Alana Martina dhe Bella Esmeralda, ndërsa Georgina është gjithashtu njerka e përkushtuar për tre fëmijët e tjerë të Ronaldos: Cristiano Jr. dhe binjakët Eva dhe Mateo. Raportet sugjerojnë se ajo është regjistruar ligjërisht si nëna e të pesë fëmijëve, duke rritur pritshmëritë se çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre shumë shpejt./k.k

Të fundit

“Jemi siguria e vetme për SPAK”, Rama: Dorëzuam ‘shpatën’ e drejtësisë me kosto

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, shpalos sot programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 me të cilën...

Pse rikthimi i amerikanëve në SPAK ka tmerruar Saliun?

Nga Spartak Ngjela Dhe komedia arrin kulmin kur e di tani që ekspertët amerikanë të krimit janë kthyer sërish në SPAK, ai vijon të flasë...

Barometri mujor Gallup rreth Presidentit të SHBA-së

Nga Eduard Zaloshnja Kompania amerikane Gallup, pionere e sondazheve të opinionit, ka 90 vjet që zhvillon një barometër periodik mbi opinionin e amerikanëve për punën...

E PABESUESHME/ Këngëtari zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga fansi

Gjatë intervistës në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, këngëtari Renato Jaho ndau një histori të pazakontë mbi dhuratën më të shtrenjtë që ka...

As Egjipti dhe as Meksika, ky është vendi në botë me më shumë piramida

Kur flitet për piramida, shumica mendon menjëherë për Egjiptin dhe Meksikën, vende të njohura për monumentet e tyre mbresëlënëse. Megjithatë, pak njerëz e dinë se...

Lajme të tjera

Web TV