“Erdha i fundit, babë”/ Thaçi lë buqetën me lule në varrin e të atit, mesazhi prekës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u kthye këtë të premte nga Haga në Kosovë për të vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.

Leja për këtë vizitë u dha nga autoritetet në Hagë, pas kërkesës së Thaçit.

  • foto galeri

I shoqëruar nga forcat e sigurisë së EULEX, Thaçi vendosi lule mbi varrin e të atit dhe la një mesazh prekës mbi kurorën:

“Te varri yt erdha i fundit, babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”

Thaçi nuk pati mundësinë të merrte pjesë në varrimin e të atit, por më herët, më 13 mars 2025, kishte qenë i lejuar ta vizitonte atë në spitalin e Prishtinës./e.t

Të fundit

Afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave/ Pas 1 prillit nisin gjobat

Nesër më 1 prill është afati fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave për vitin 2024. Detyrimin e...

Zgjedhjet/ 40 euro për çdo fletë votimi që do të dërgohet në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që në dy ose tre ditët në vijim të përfundojë procedurën e prokurimit për zgjedhjen e kompanisë së huaj...

Rozana e mohoi, dalin pamjet e sherrit me Rizarta Shkurtën (VIDEO)

Gjatë prime-t të djeshëm në “BBVA4”, një debat i ashpër ndodhi mes Rozana Radit dhe Kelly-t. Ishte ky i fundit që ndezi debatin mes tyre...

Basha-Ramës: Kujdes shoqet se kanë fillu me t’bo hallvën… (VIDEO)

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar premtimet e kryeministrit që i kishte shpalos në takimin e Athinës, duke thënë se Rama...

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e menjëhershëm të banorëve nga jugu i Gazës

Që në orët e para të mëngjesit Izraeli ka vijuar bombardimet në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite (IDF) lëshoi ​​​​një paralajmërim për...

Lajme të tjera

Web TV