Von der Leyen dhe Plenkoviç diskutojnë për Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe BH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u takua sot ”me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç për të diskutuar mbështetjen tonë për Ukrainën, sigurinë energjetike dhe përparimin në zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ajo në një postim në Twitter.

Gjatë samitit të liderëve të BE-së, Plenkoviç ngriti temën e Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar një diskutim të thellë për zhvillimet e fundit në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Kërkesa, sipas vetë Plenkoviqit, u pranua nga liderët, prandaj çështja duhet të jetë në rend dite në samitin e ardhshëm.

 

“Ne diskutuam për forcimin e sigurisë energjetike, diversifikimin e burimeve të energjisë dhe rolin e rëndësishëm të Kroacisë si një qendër energjetike për shpërndarjen e naftës dhe gazit në këtë pjesë të Evropës”, postoi Plenkoviç në platformën e mediave sociale X.

Ai shtoi se ata gjithashtu “prekën situatën në Bosnjë-Hercegovinë, ku është thelbësore të lehtësohen tensionet politike, të ruhet stabiliteti dhe të vazhdojnë reformat në rrugën evropiane”.

Pas samitit, Plenkoviç deklaroi se liderët e BE-së do të zhvillojnë një diskutim serioz për zhvillimet e fundit në Evropën Juglindore në takimin e tyre të ardhshëm.

“Unë u kam thënë kolegëve të mi se duhet të kemi një diskutim serioz në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian për situatën në fqinjësinë tonë, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi, e cila u pranua”, tha Plenkoviç pas samitit të BE-së në Bruksel./k.k

Të fundit

“Parada e modës” në Parlamanetin shqiptar dhe larja e xhamave të dielën!

Zonja që po e shihni duke pastruar, është Mette Frederiksen, Kryeministre e Danimarkës! Ndryshe nga “parada e luksit” që jemi...

Kursi i këmbimit, 23 Mars 2025

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.4 lekë në blerje dhe 99.2 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Publikohet në Fletoren Zyrtare Italiane marrëveshja për pensionet me Shqipërinë

Qeveria italiane ka publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje u firmos në shkurt të...

Moti i keq/ Anulohen deri të hënën në mbrëmje, udhëtimet me linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë

Autoriteti Portual i Vlorës, ka njoftuar se për shkak të motit të keq, duke nisur nga sot (e diel) deri të hënën (24 mars)...

Ulen temperaturat/ Rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin

Dita e sotme do të mbizotërohet nga mot i paqendrueshëm, me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Era do të fryjë me shpejtësi...

Lajme të tjera

Web TV