Rama: Për Veliajn kemi dhimbje personale, drejtësia duhet të bëjë punën e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Partia Socialiste ndjen dhimbje personale për Erion Veliajn, por theksoi se drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Gjatë një takimi me kandidatët e qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit, ai vuri në dukje se ishte PS ajo që hapi rrugën për reformën në drejtësi.

Ne duhet të jemi krenarë, jo kokulur, për faktin, që përtej dhimbjes personale për arsye njerëzore se nuk na vjen mirë të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë. Por ama nuk ndodhte kjo kurrë nëse nuk do e kishim hapur ne këtë kapak. Këtu u vranë 4 veta mes bulevardit dhe s’u pyet njeri. U refuzua zbatimi i urdhrave të prokurorit. E kupton ku kemi qenë.”

Rama akuzoi opozitën se synon të dëmtojë SPAK-un, duke përmendur qëndrimet e saj për drejtësinë. “E kemi bërë ne. Si qenka kjo. E kemi bërë ne dhe nuk e bën dot askush tjetër. Ata e thonë copë, më 12 maj do shkrijmë SPAK”, tha ai.

Kryeministri gjithashtu ritheksoi se integrimi në BE është i domosdoshëm për të garantuar barazinë para ligjit. “Ne jemi për reformën në drejtësi, pavarësisht problematikave dhe lajthitjeve të herëpashershme, por ne e kemi të ndarë këtë punë që ia kemi dhënë këtë shpatën që në histori e ka pas drejtësia, por në Shqipëri që nga 1912 e ka pasur qeveria”, u shpreh ai./    S,M

Të fundit

Dita Botërore e Sindromës Down/ Fushatë ndërgjegjësuese për fëmijët dhe familjet

21 Marsi është Dita Botërore e Sindromës Down. Me këtë rast, ministritë në vendin tonë dhe organizata të shumta kanë...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Aktori amerikan, Wings Houser, një figurë ikonë në film dhe televizion, vdiq më 15 mars në Los Angeles për shkaqe natyrore. Lajmin për vdekjen...

Anglia dyfishon shifrat ndaj Shqipërisë, realizon Kane

Angli 2-0 Shqipëri Shqipëria  përballet me Anglinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim, si trajneri Sylvinho, ashtu edhe homologu Tuchel, kanë vendosur...

E lidhur apo single?! Livia flet pa ‘doreza’, zbulon gjithçka rreth situatës me Mevlanin

Eftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe...

E rëndë! Shqiptari vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën!

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin Thannhausen, në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është...

Lajme të tjera

Web TV