“Ditët e tua kanë marrë fund”, Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Harroje se do fitosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj kreut demokrat, Sali Berisha, pas një postimi të këtij të fundit,  lidhur me një takim të zhvilluar me delegacionin e Unionit Konservativ Amerikan.

Berisha në postimin e tij shkruante se “organizata më e madhe konservatore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Partinë Demokratike dhe Institutin Konservator Shqiptar do të organizojnë në Shqipëri CPAC Balkans, në fund të prillit”.

Por në mesazhin e saj, Kokalari paralajmëron Berishën se nuk do të arrijë të shfrytëzojë këtë konferencë për të fituar pikë në funksion të zgjedhjeve.

CPAC Balkans nuk ka për të ndodhur në prill që ta shfrytëzosh ti për zgjedhjet dhe nuk do jetë në bashkëpunim me PD.

CPAC është një nga konferencat më serioze konservatore në SHBA dhe po zgjerohet nëpër botë. CPAC Balkans ka vetëm një detyrë, shtyrjen e konservatorizmit të vërtet në Balkans (super a domosdoshme) dhe ti nuk ke për ta shfrytëzuar siç po mundohesh me çdo gjë këto ditë.

Ditët e tua kanë marrë fund. Në Shqipëri ka forca të tjera në garë momentalisht që janë konservatore, dhe ti CPAC nuk ke për ta marrë peng….”, shkruan Kokalari./   S,M

Të fundit

Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla dhe i tragetit Vlorë-Brindisi

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në Shqipëri ka bërë që Autoriteti Portual i Vlorës të ndalojë lundrimin e mjeteve të...

Mezi po e presim zgjatjen e ditës! Ja kur do të ndryshojë ora…

Në natën mes të shtunës dhe të dielës, 29 dhe 30 Marsit, akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e...

Zgjedhjet/ Berisha: Kam gjetur entuziazëm te diaspora, nuk e shihja prej 1990-ës

Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në një studio televizive, foli për përgatitjet e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha tha se...

Mesazhi i Baba Mondit për Sulltan Nevruz: Të duam njëri-tjetrin më shumë

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ka uruar besimtarët bektashianë për ditën e shenjtë të Sulltan Nevruzit. Ai ka theksuar rëndësinë e...

Mediat e huaja: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për të udhëtuar këtë pranverë

Dëshironi të keni pushime të paharrueshme pranverore në 2025 pa hyrë në borxhe? Ekzistojnë të paktën pesë destinacione ndërkombëtare që turistët amerikanë mund të...

Lajme të tjera

Web TV