Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk kanë qenë larg dëshirës për t’u bërë pjesë e arkivës së filmave të kinemasë botërore, pasi sipas statistikave është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve.

Sipas statistikave të vitit 2024 nga World Population Review, Shqipëria numëronte 20 mijë përdorues aktivë. Ndërkohë, sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria dhe Mali i Zi renditeshin të parafundit, ndërsa në vendin e parë ndodhej Serbia me 200 mijë përdorues. Më pas në listë renditej Maqedonia e Veriut me 50 mijë përdorues. Ndërkohë, Bosnje Hercegovina mbante numrin më të ulët të përdoruesve me vetëm 10 mijë të tillë.

Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix

Por në fund të vitit 2024 këto statistika kanë pësuar ndryshime. Sipas Start.io Audiences, e cila mat në kohë reale përdoruesit e Netflix në shtete të ndryshme, rezulton se Shqipëria ka aktualisht 37,773 përdorues aktivë.

Këto statistika tregojnë se grupmosha që e përdor më së shumti Netflix-in është ajo 18-24 vjeç, e cila përbën rreth 48% të audiencës. Në vend të dytë renditet grupmosha 25-32 vjeç, që zë 35.2% të përdoruesve. Nga ana tjetër, kategoria e moshës 33-44 vjeç përfaqëson 8.8% të audiencës. Ndërkohë, dy grupmoshat me përqindjen më të ulët janë ajo 45-54 vjeç dhe 55+ vjeç, me përkatësisht 3.9% dhe 4.9% të audiencës shqiptare.

Një tjetër fakt interesant është se, sipas të dhënave, rezulton se nga këta përdorues 80.5% janë meshkuj dhe 19.5% janë femra.

Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix

Gjithashtu transmetuesit e Netflix në Shqipëri kanë zgjedhur Samsung Galaxy A12 si pajisjen e tyre të zgjedhur.

Bazuar në këto të dhëna, “Scan Intel” ka analizuar se sa shpenzojnë shqiptarët për të parë filma në Netflix.

Lexo edhe :  Tirana pret për tre ditë ‘Automotive Fair Albania’,Rama: Bëhuni pjesë e adrenalinës

Një abonim në Netflix ka çmime të ndryshme, duke filluar nga €4.99, €7.99 dhe €9.99. Çmimi mesatar që shqiptarët shpenzojnë në bazë të këtyre vlerave është €7.65. Duke e shumëzuar këtë shifër me numrin e përdoruesve aktivë, rezulton se aktualisht shqiptarët në total paguajnë rreth €288,963 në muaj. Nëse ky numër mbetet i pandryshuar, rezulton që shqiptarët të shpenzojnë rreth 3.47 milionë euro në vit për këtë platformë.

Kjo shifër ndryshon vazhdimisht, pasi mund të ketë përdorues të rinj, por edhe një pjesë e tyre mund të ndërpresin abonimin.

Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix

Vlen të theksohet dhe të merret në konsideratë “informaliteti i Netflix”, pasi një fenomen i zakonshëm është ndarja e llogarive, ku disa persona përdorin të njëjtën adresë për të kursyer para. Kjo praktikë është e përhapur, megjithëse Netflix ka filluar të zbatojë masa për të kufizuar ndarjen e llogarive jashtë familjes./   S,M

Të fundit

Foto/ Shmanget mrekullisht tragjedia në rrugën Tiranë-Durrës

Çdo ditë në kronikën e zezë nuk mungojnë lajmet e aksidenteve në Shqipëri. Minimumi, regjistrohet një në ditë. Një...

Shkolla “Edith Durham” me kushte bashkëkohore, Rama inspekton punimet

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani inspektuan në kantierin e punimeve në shkollën “Edith Durham”, godina e...

Sfida me Andorrën, Kombëtarja shqiptare stërvitet në Londër

Kombëtarja shqiptare është i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes me Anglinë, të luajtur një natë më parë në stadiumin “Wembley”. Kuqezinjtë kanë zhvilluar...

Berisha “shigjeton” partitë e reja: Janë “patericë” e Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. Gjatë fjalës së tij, ai “shigjetoi” partitë e reja, të...

Spiropali: Do bëjmë realitet kërkesën për ngritjen e muzeut “Aleksandër Moisiu”

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar sot në Kavajë me ish Presidentin Alfred Moisiu. Ajo ka ndarë disa foto në rrjetet e saj...

Lajme të tjera

Web TV