Zgjedhjet e 11 majit, çfarë peshe ka vota preferenciale sipas Kodit Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në zgjedhjet e 11 majit, pas ndryshimeve që iu bën Kodit Zgjedhor, vota preferenciale do të ketë sërish një impakt në përcaktimin e deputetëve që do të marrin mandatin për legjislaturën 2025-29.

Këtë herë për dallim nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, vota preferenciale nuk do të prek të gjithë kandidatët, por vetëm ata që do të jenë në listë të hapur. Për këta të fundit këtë herë nuk do të ketë prag, por vetëm numri i votave që do të marrin, krahasuar me rivalët e tjerë brenda partisë.

Pra nëse në fletën e votimit ata janë të vendosur në rend alfabetik, pas numërimit të votave do të rirenditen dhe më të votuarit dalin në krye në pritje për të marrë mandatin nga vota që do prodhojë partia ose koalicioni me të cilin ata kandidojnë. Në varësi të mandateve që një subjekt partiak do të marrë nga lista e hapur, në Parlament do të shkojnë ai/ajo kandidat që do të marrë qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët.

Në fletën e votimit, qytetarët mund të votojnë për një parti dhe njërin prej kandidatëve të saj, vetëm për një parti ose vetëm për një kandidat. Të pavlefshme fletën e votimit do e bënte votimi i dy partive në kolona të ndryshme ose i dy kandidatëve të dy partive të ndryshme./   S.M

Të fundit

Kutitë e reja të emergjencës/ Çfarë përmbante kutia e fuqisë së artë që theu Ola

Prime i së shtunës nisi me një kuti emergjence të thyer. Disa kuti të reja janë shtuar në shtëpinë e...

Pse Berisha po humbet qetësinë nga dueti komik Rama–Basha?

Nga Mero Baze Duket qartë që dueti Rama–Basha e ka shqetësuar Sali Berishën. Edhe pse i gjithë dueti i tyre në fakt synon krijimin e...

Protesta në Turqi për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit

Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit,...

Granit Xhaka bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e fëmijës

Granit Xhaka është bërë baba për herë të tretë. Mesfushori ka njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tij. Futbollisti ndërkohë ka zbuluar edhe emrin...

Korreshi flet si mik i Dash Sulës, komenton Bashën: Mund të zhvishet dhe lakuriq…

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, foli këtë të Shtunë për Klan News sa i takon përgatitjes për garën e 11 Majit dhe jo vetëm....

Lajme të tjera

Web TV