”PS e 2025 është si PD e 1992”/ Rama: Nëse votoni kënetën e pësojmë si Maqedonia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama, kreu i PS-së dhe njëherazi Kryeministër, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS-së në Qarkun e Tiranës, e krahasoi Partinë Socialiste të 2025 me Partinë Demokratike të 1992.

Rama tha se në 1992, shqiptarët votuan për PD-në pasi këtu ishin zhvillimet e gjeopolitikës dhe pavarësisht se jo të gjithë ishin me këtë parti, ata ia dhanë votën PD-së pikërisht për këto zhvillime.

Në këtë kuadër, Kreu i PS-së tha se edhe në 11 maj, shqiptarët pavarësisht se mund të mos jenë me PS-në duhet të votojnë këtë forcë politike, për ti çuar një mesazh Europës. Rama u shpreh se nëse në 11 maj, shqiptarët votojnë ata të kënetës, duke etiketuar kështu koalicionin ‘Shqipëria Madhështore’ që udhëhiqet nga PD e Sali Berishës, do të humbasin shansin për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian.

Unë nuk diskutoj nëse në 11 maj, Partia Socialiste merr 71 mandate ose jo, pasi 71 mandate i ka të fituara, por ne duhet t’i çojmë Bashkimit Europian një mesazh të qartë se janë në trenin e historisë. Nëse ne nuk përmbyllin negociatat deri në 2027, dera mbyllet dhe ne do e pësojmë si Maqedonia, që çeli negociatat në 2005-ën, dhe sot nuk dihet se kur mund ti hapen negociatat”, tha Rama./    S,M

Të fundit

Kutitë e reja të emergjencës/ Çfarë përmbante kutia e fuqisë së artë që theu Ola

Prime i së shtunës nisi me një kuti emergjence të thyer. Disa kuti të reja janë shtuar në shtëpinë e...

Pse Berisha po humbet qetësinë nga dueti komik Rama–Basha?

Nga Mero Baze Duket qartë që dueti Rama–Basha e ka shqetësuar Sali Berishën. Edhe pse i gjithë dueti i tyre në fakt synon krijimin e...

Protesta në Turqi për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit

Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit,...

Granit Xhaka bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e fëmijës

Granit Xhaka është bërë baba për herë të tretë. Mesfushori ka njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tij. Futbollisti ndërkohë ka zbuluar edhe emrin...

Korreshi flet si mik i Dash Sulës, komenton Bashën: Mund të zhvishet dhe lakuriq…

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, foli këtë të Shtunë për Klan News sa i takon përgatitjes për garën e 11 Majit dhe jo vetëm....

Lajme të tjera

Web TV