Pse alergjitë bëhen më të ndjeshme gjatë mëngjesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes. Por cili është shkaku se përse këto simptoma janë më të rënduara në mëngjes?

Kafshët ose insektet shtëpiake

Marimangat e pluhurit janë insekte të vogla që lëshojnë në shtratin tuaj jashtëqitjen e tyre.

Këto mbetje futen në hundë dhe trup dhe shkaktojnë kruajtje të hundës dhe syve ose edhe astmë.

Për më tepër, nëse flini me kafshët tuaja shtëpiake, ju gjithashtu mund të zhvilloni alergji të ndryshme.

Çdo tre muaj, lani jastëkun dhe ndërroni sa më shpesh çarcafët tuaj.

Ju mund të përdorni gjithashtu edhe mbulesa të posatshme kundër merimangave.

Dhe nëse e dini se jeni alergjik ndaj zbokthit të kafshëve shtëpiake, mund t’ju duhet t’i mbani ata larg shtratit tuaj.

Poleni është në sasi më të larta herët në mëngjes deri në mes të ditës.

Prandaj të dalurit herët në mëngjes për stërvitje ose edhe për të nxjerrë qenin, mund të shkaktojë një reagim alergjik më të fortë.

Gjithashtu, kur merrni frymë thellë gjatë aktivitetit fizik, ju jeni duke thithur më shumë polen.

Nëse nuk ndiheni ndiheni të sigurt në natyre ri mendoni të shkoni në palestër.

Përndryshe, zhvendoseni stërvitjen brenda mureve të shtëpisë tuaj.

Si të parandaloni alergjitë e mëngjesit?

Është një ide e mirë që të testoheni për të parë se për çfarë jeni alergjik. Kështu do të mund të bëni një identifikim më të lehtë të shkaktarëve dhe të mund t’i shmangni ato.

Gjithashtu, mjekimi kundër alergjisë mund të jetë një lehtësim.

Antihistaminet si cetirizina (Zyrtec) dhe levocetirizina (Xyzal) mund të kenë efekt qetësues veçanërisht kur merren para se të flini.

Lexo edhe :  Arsyeja pse duhet të përfshijmë hithrën në dietën tonë

Bisedoni me mjekun tuaj për simptomat tuaja, që ai të mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni orarin e duhur të mjekimit./    S,M

Të fundit

Turisti çek humb në malin e Dajtit, gjendet pas disa orëve

Një turist çek që kishte humbur gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit u gjet nga policia pas disa orëve...

EMRI/ Vidhte automjete e banesa, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. 40-vjeçari Dritan Balla, ishte autor i disa vjedhjeve automjetesh...

Hashim Thaçi takon familjarët në Prishtinë para se të niset për në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar gjatë natës në selinë e Eulex-it në Prishtinë dhe ka pasur mundësi të takojë disa prej familjarëve...

Marco Rubio i shuan shpresat Berishës, rinis ndëshkimet për korrupsion madhor

Sekretari aktual i Shtetit Maco Rubio, ka rihapur ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, duke goditur njerëz shumë të fuqishëm në politikën botërore. Rubio, ka...

Spiropali uron festën e Sulltan Novruzit: Dashuria e toleranca përshkoftë jetët tona

Sot, në ditën e Sulltan Novruzit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, shkoi për një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Duke i uruar festën Kryegjyshit Botëror,...

Lajme të tjera

Web TV