Raporti/ Ndotja e ajrit dhe akustikës në Tiranë tejkalon standardet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zona të ndryshme të kryeqytetit vazhdojnë të përballen me ndotje të ajrit dhe zhurmë që tejkalojnë normat e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Ndotja vjen kryesisht nga ndërtimi dhe trafiku i makinave dhe luhatet në varësi të kushteve meterologjike dhe po kështu stinëve.

Sipas një raporti të Institutit për Zhvillimin e Habitatit “Co-Plan”, i realizuar në 13 pika monitorimi në kryeqytet, cilësia e ajrit ndryshon në periudha të ndryshme, me prirje përkeqësuese. Monitorimi është kryer gjatë periudhës gusht-dhjetor 2024, duke përfshirë sezonin e verës, vjeshtës dhe fillimin e dimrit.

Gjatë monitorimeve në unazën e vogël të Tiranës, disa stacione kanë regjistruar tejkalime të ndotjes së ajrit nga standardi i përcaktuar prej 350 pjesë për milionë (ppm).

Në muajin gusht, niveli më i lartë i ndotjes është vënë re në zonën e bulevardit dhe pranë shkollës “Mihal Grameno”. Ndërkohë, në qendër të qytetit, te Piramida dhe zona e Medresesë, vlerat e ndotjes ishin më të ulëta.

Në raundin e dytë të monitorimeve, është vënë re rritje e ndjeshme e ndotjes krahasuar me gushtin.

“Rritja më e theksuar u vu re në zonën e ‘Pazarit të Ri’ me një vlerë prej 610 ppm dhe ‘Zogut të Zi’ me 546 ppm”, thuhet në raport.

Në stacionet e Piramidës dhe stadiumit “Selman Stërmasi”, niveli i ndotjes mbeti palëvizur dhe nën standardin e vendosur. Ky ndryshim në rezultatet e matjeve është i lidhur me kushtet meteorologjike që kanë ndikuar në shpërndarjen e ndotësve, si dhe aktivitetet urbane të intensifikuara, përfshirë shtimin e automjeteve dhe rritjen e lëvizjes së popullsisë.

Në matjet e treta dhe të katërta, ndotja e ajrit shpërndahet në vende të tjera të qytetit. Zona si Pazari i Ri dhe kryqëzimi i 21 Dhjetorit janë nën standardin e lejuar, duke pasur kushte më të mira të ajrit, ndërsa zona si Medreseja dhe Zogu i Zi kanë regjistruar nivele të ndotjes që kalojnë standardin.

Raporti/ Ndotja e ajrit dhe akustikës në Tiranë tejkalon

“Ndotja në disa stacione ka arritur nivele të larta dhe ka tejkaluar standardin. Stacionet ‘Shkolla M. Grameno’ (441 ppm) dhe ‘Stadiumi Dinamo’ (475 ppm) raportuan ndotje të lartë, duke sugjeruar një përkeqësim të cilësisë së ajrit krahasuar me ditët e mëparshme,” thuhet në raport.

Stacione të tjera, si TR4 ‘Pazari i Ri’ (379 ppm) dhe TR6 ‘Kryqëzimi i 21 Dhjetorit’ (422 ppm), qëndrojnë afër kufirit të lejuar.

Ndotja nga pluhuri, djegia e karburanteve dhe proceset industriale
Sipas raportit, në 13 stacionet e monitoruara, ka pasur tejkalime të standardeve për grimcat PM 2.5 dhe PM 10, të cilat vijnë kryesisht nga pluhuri, djegia e karburanteve dhe proceset industriale.

Në raundin e parë të monitorimeve, 12 nga 13 stacionet kanë regjistruar vlera mbi kufirin e pranueshëm.

Lexo edhe :  "Sa do na e bëni rrogën në mandatin e katërt"? Ja si iu përgjigjet Rama mësuesve

“Përjashtim bëri stacioni ‘Shkolla M. Grameno’, i cili mbeti nën kufirin (11 µg/m³), por ishte shumë pranë tij. Përqendrimet më të larta u regjistruan në ‘Rrugën e Kavajës’ (22 µg/m³) dhe ‘Pazarin e Ri’ (20 µg/m³), duke reflektuar ndikimin e madh të trafikut të dendur dhe aktiviteteve urbane intensive në këto zona.”

Raporti/ Ndotja e ajrit dhe akustikës në Tiranë tejkalon

Për grimcat PM 10, 11 nga 13 stacionet kanë tejkaluar kufirin, duke shpërndarë grimca pluhuri në ajër.

“Vetëm ‘Shkolla M. Grameno’ dhe ‘Stadiumi Dinamo’ kanë mbetur brenda kufirit të lejuar, ndërsa ndotja më e lartë është regjistruar në ‘Bulevardin Zogu I’ (26.8 µg/m³) dhe ‘Rrugën Bardhyl’ (27 µg/m³),” thuhet në raport, teksa theksohet ndikimi i fluksit të automjeteve dhe aktiviteteve të ndërtimit në këto zona.

Përgjithësisht, në të gjithë raundet e matjeve, mesatarisht 10-12 stacione kanë regjistruar ndotje të lartë nga PM 2.5, veçanërisht në zona me trafik të rënduar dhe aktivitete urbane të dendura, si rruga e Kavajës, Zogu i Zi dhe Pazari i Ri.

Raporti/ Ndotja e ajrit dhe akustikës në Tiranë tejkalon

Ndërsa për grimcat PM₁₀ ka pasur tejkalime të rregullta në 10–11 stacione, “me ndotje më të lartë në “Zogu i Zi” dhe “Kryqëzimi i 21 Dhjetorit,” zona të njohura për fluksin e madh të trafikut dhe ndërtimet intensive”.

Sa i përket matjes së dioksidit të azotit (NO2) në ajër, vihet re se mesatarisht 10-12 stacione cdo ditë kanë regjistruar nivele mbi standardin.

“Të dhënat tregojnë se ndotja ka qenë veçanërisht e lartë në zona me trafik të dendur dhe aktivitete urbane intensive, duke përfshirë “Kryqëzimin e 21 Dhjetorit” “Pazarin e Ri,” dhe “Zogun e Zi,” të cilat vazhdojnë të regjistrojnë përqendrimet më të larta të ndotjes”, thuhet në raport.

Nivelet më alarmante janë matur në kryqëzimin e 21 Dhjetorit, i cili renditet si zona më e ndotur.

Për ndotjen akustike, raporti tregon se zonat më të zhurmshme janë Pazari i Ri, kryqëzimi i 21 Dhjetorit, rruga e Kavajës dhe sheshi Italia. Në të kundërt, Zogu i Zi ka regjistruar vazhdimisht nivelet më të ulëta të zhurmës (rreth 56-58 dB), duke u shfaqur si një zonë më e qetë dhe e përshtatshme për banim.

Shkaktarët kryesorë të ndotjes akustike janë trafiku i rënduar dhe pranisë e aktiviteteve tregtare dhe shërbimeve në këto zona.

Ekspertët që hartuan raportin sugjerojnë që Bashkia e Tiranës të hartojë një plan lokal veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit, duke ulur emetimet nga sektori i transportit dhe ndërtimit.

Po ashtu, shtimi i sipërfaqeve të gjelbra, mbjellja e bimësisë autoktone dhe stimulimi i fasadave të gjelbra apo gjelbërimi vertikal janë disa nga mënyrat për të ulur ndotjen e ajrit dhe asaj akustike./ Citizens.al /  S,M

Të fundit

Rama, fut në kurth opozitën

Nga ARTUR AJAZI Ecejaket përmes rrjeteve sociale, mes Edi Ramës dhe Lul Bashës, pa e kuptuar fare kanë futur në...

Kush i numëron vota e 11 majit? KQZ ndan rolet

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur ndarjen e numëruesve të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e...

Rama: Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, për të marrë pashaportën e BE-së

Kryeministri Edi Rama vijon thirrjet për të votuar atë dhe PS-në në zgjedhjet e 11 majit duke e shoqëruar me posterin ditës së radhës, me numrin...

Sali Berisha takohet sot me shqiptarët në Napoli

Sali Berisha do të zhvillojë sot takimin e radhës me diasporën. Kreu demokrat do të jetë rreth orës 15:00 me shqiptarët në Napoli. Berisha do...

Spitali, “shtëpia e dytë”/ 64 vjeçarja përballet prej vitesh me tumorin në gjak

Çiftin pensionist Aleksandrën dhe Agim Brahushajn nga Lushnja, jeta në pleqëri i ka sprovuar më shumë se të tjerët. Prej më shumë se 1 dekade,...

Lajme të tjera

Web TV