Fleta gargantuane dhe 140 deputetët e tepërt!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Fleta e votimit me përmasa gjigande e Qarkut të Tiranës, e vlefshme më shumë për koleksionistët, në këto zgjedhje do të përmbajë një shumë emrash që vërtetë të jep kuptimin e gjërave gargantuane.

Pangopësia e politikës dhe e një grupi njerëzish, të cilët nuk i ndahen pushtetit, është pasojë e një kodi zgjedhor që nuk i përshtatet më as demografisë së vendit por më shumë kontributit real të kaq shumë njerëzve, pothuaj të panjohur, të cilët siglojnë emrin e tyre në librin historik të ligjvënësve shqiptarë.

Sido që mund të argumentohet për demokracinë tek ne, realisht sistemi ynë zgjedhor ka në qendër vullnetin politik dhe jo besimin (lexo: vullnetin) e votuesit mbi kandidatët. Në momentin që votuesi e hedh votën, tashmë është kryetari që menaxhon vullnetin dhe qenësinë e deputetit, mbështetur nga votuesi i thjeshtë. Ai\ajo që devijon e di mirë vendin.

Në argumentin tonë: Shqipëria ka nevojë të ketë një institucion ligjvënës me pjesëmarrje shumë më të kufizuar që të përfaqësojë sublimitetin dhe efektin e një institucioni, gati me histori shekullore, por që tashmë vuan nga ndryshimet kushtetuese që bënë Rama+Berisha, dy njerëzit me jetëgjatë në pushtetin e lartë të politikës shqiptare.

E theksuam këtë sepse sot deputetët e dy krahëve janë thjesht zgjatime të vendimit të kryetarëve respektivë dhe me vendime që dihen kohë më parë.

Sa i përket sublimitetit të tij, parlamenti ka mbetur thjesht në teori sepse në praktikë me sjelljet e këtyre legjislaturave, është më shumë subjekt humori dhe batutash, ku Rama&Berisha janë protagonistë të papërballueshëm (Prej fuqisë së emërimit të listave, atribut i tyre).

Në Kuvendin komunist para vitit 1990 ishin plot 250 deputetë që përfaqësonin të gjithë shtresëzimin social të vendit nga punonjësit dhe fshatarët e thjeshtë deri te intelektualët më të spikatur të kohës.

Lexo edhe :  PD ka humbur gjithnjë e bashkuar, përpara se të ‘hante bar’

Mblidheshin pak herë dhe kjo i jepte legjitimitet një kohe, ku regjimi socialist e kishte relativizuar kuptimin e parlamentit. Aq e vërtetë ishte kjo sa në kapërcyell të viteve ’90 edhe politikanët e rinj nuk e kuptonin pse duhej parlamenti!

Kjo, në fakt, u bë e vërtetë praktikisht më vonë, kur pjesa më e madhe thjesht ngrinin\në kartonin si manekinë. Kjo vijoi edhe në parlamentin e ri pluralist dhe duke parë efikasitetin e tij, vetë deputetët bënë një punë të mirë duke e shkurtuar numrin e deputetëve në 140 syresh në legjislaturën e vitit 1992. Në atë sa masë përfaqësojnë, specialistët kanë gjetur se kjo masë është ende e fryrë dhe është shumë e tepruar krahasuar me një masë të madhe vendesh, sa i përket përfaqësimit popullsi-deputet të parlamenteve të tyre.

Më tej akoma: Kur mendon që censusi i fundit e përshfaqi zyrtarisht popullsinë rezidente në shtator 2023 rreth 2.4 milionë banorë dhe ku opozita mëton se është më pak se 2 milionë banorë dhe duke pasur parasysh se rreth 490 mijë shqiptarë janë larguar përgjatë 12 viteve, atëherë e kupton se një nga reformat më të mëdha duhet të ishte dhe mbetet reforma parlamentare.

Pra, jo thjesht elementi demografik, i cili përbën faktorin e parë dhe kryesor të argumentit tonë, madje krejt të justifikuar, por edhe cilësinë e parlamentit tonë, atëherë e bën imediate shkurtimin e kësaj mase zakonisht parazite dhe lehtësimin e fletës gargantuane në një fletë të zakonshme votimi…për ca njerëz, të cilët edhe mund t’i njohim të paktën/   S,M

Të fundit

Ambasadori i BE:Shqipëria duhet të përshpejtojë reformat për të përfituar nga fondet e BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndan në një intervistë të posaçme për Monitor, vizionin e tij...

George Foreman, legjenda e boksit, ndërron jetë në moshën 76-vjeçare

George Foreman, një nga boksierët më të nëdhenj të historisë, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Familja e tij njoftoi ndarjen nga jeta të...

Mblidhet Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste

Në Tiranë mbahet Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama tha se është koha e duhur dhe shansi e mundësia...

Rama batuta me të ftuarin në podkast/Me nejt 6 muaj me ty erdhi Luli në pushtet

Gjatë podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat me të ftuarit. Teksa njëri nga ata po fliste për sportin kitesurfing, kreu i qeverisë thotë me...

Vodhën një parukeri në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari! Vihet nën hetim e motra

Një 26-vjeçar është arrestuar në Lezhë  ndërsa e motra 17-vjeçare është vënë nën hetim pasi hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj...

Lajme të tjera

Web TV