Ylli i Bayer Leverkusen e shpreh hapur: “Ëndërroj të rikthehem tek Barcelona”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtësi i majtë i Bayer Leverkusenit, Alejandro Grimaldo, ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij jashtë vendit, duke u transferuar tek Benfica nga Barca Atletic dhe më pas në Bundesliga dy sezone më parë. 

Këtë sezon ai po shkëlqen nën urdhrat e Xabi Alonsos, por ai ka pranuar se ëndërron të rikthehet sërish në Spanjë, në veçanti tek Barcelona. 

29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 dhe ajo e radhës mund të jetë kontrata e fundit e madhe e karrierës së tij. 

Në një intervistë me El Periodico, Grimaldo ka pranuar se të luajë në Spanjë është një qëllim i tij.

Vërtetë, është një qëllim që e kam. E kam të qartë në mendjen time, edhe klubi e di këtë. Unë dua të rikthehem në Spanjë dhe do të doja ta përjetoja aventurën në Spanjë sepse, para së gjithash, është shteti im”. 

Trajneri i tij, Xabi Alonso, është lidhur po ashtu me një rikthim në Spanjë thënë më saktë tek Real Madridi. 

“Në fund, nuk e di se çfarë do të bëjë Xabi. Është një vendim i cili e shqetëson vetëm atë. Sa për mua, unë u rrita në La Masia”. 

“Është klubi ku u rrita si lojtar dhe si person dhe është klubi ku kam ëndërruar të luajë që kur isha fëmijë”. 

“E mbaj mend në disa intervista kur isha i vogël në të cilat kam thënë që ëndrra ime është të arrijë ekipin e parë të Barcelonës dhe kjo ka mbetur gjithmonë ëndrra ime”, ka thënë Grimaldo./ D.C

Të fundit

BE kërkon zbatimin e shpejtë të planeve për armatimin

Gatishmëria mbrojtëse e Evropës duhet të rritet masivisht. Ky ishte vendim i samitit të BE-së. Por për Ukrainën BE-ja...

Regjistrimet në gjyq/Rama i “rikthehet” drejtësisë: Jeni si në epokën e gurit

Kryeministri Edi Rama ka përshkruar reformën në drejtësi si një proces që ende është në faza të hershme, duke e cilësuar sistemin aktual si...

Presidenti Begaj uron besimtarët bektashinj: Begati e mirësi për çdo shqiptar

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për ditën e Novruzit, një ditë e konsideruar nga ta si më e bekuara e vitit, pasi...

Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars,...

Mot i kthjellët por i ftohtë, si do të ndryshojnë kushtet atmosferike gjatë ditës

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte  të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore  të thata e të ftohta me...

Lajme të tjera

Web TV