Rama ‘godet’ Berishën me ironi: O buf, boll, lista jonë investim për BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me të rinjtë në kryeqytet, për prezantimin e kandidatëve të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, numri 1 i PS u ndal te rruga e Shqipërisë në BE, dhe anëtarësimi brenda 2030 duke thënë se vetëm partia dhe skuadra e tij mund ta çojnë në këtë destinacion.

Rama bëri dhe një krahasim të listës së mbyllur të PS dhe PD për Tiranën, duke thënë se Partia Socialiste ka emra të rinj dhe ka bërë një investim për Shqipërinë Europiane, ndërsa PD ka një listë të mbyllur për të qenë në opozitë.
“Të kesh sot një fëmijë 14 vjeç, që në 2029 do bëhet 18 dhe do kërkojë të shkojë në universitet, dhe ti të mos votosh që fëmija jot të ketë pasaportën e BE dhe të shkojë ku të dojë si student europian, çfarë kuptimi ka kjo? Ku ta çosh votën? Në kënetë, apo te ca moçale të tjera aty rrotull, kushërinj me kënetën?!

Të kërkohet që me votën tënde t’i buzëqeshësh fatit europian të Shqipërisë. Shikoni skuadrën tonë në Tiranë, listën e mbyllur këtu në Tiranë… lisa jonë e mbyllur me njerëz të rinj, ka një moshë shumë më të re se lista e tyre e mbyllur, ka më shumë gra dhe vajza se lista e tyre e mbyllur, dhe ka aty brenda filozofinë e kësaj skuadre dhe vizionit tonë, një parti e re për Shqipërinë në BE. Ne sot duam jo vetëm mandatin e 4, por me këtë skuadër kemi bërë një investim për Shqipërinë 2030. Shiko tani listën e tyre të mbyllur.

I ndiqni ju ato që nxjerr unë me bufin? Që kanë ato gropat me pemë që më pas dalin nga sqetulla të tjerët? Ajo lista e mbyllur është ajo gropa në pemë… ajo është listë për opozitë, që kur të humbë bufi të bëjë atë që ka bërë gjithmonë… na i vodhën, revolucion dhe mos ketë aty asnjë që t’i thotë ‘o buf, boll”, tha Rama./   S,M

Të fundit

VOA padit mbikëqyrësin USAGM me qëllim që të rinisë punën pas urdhrit të Trumpit

Një grup që përfshin gjashtë gazetarë të Zërit të Amerikës (VOA) kanë dorëzuar një padi kundër administratës të presidentit...

Studiuesit bëjnë një zbulim tronditës në thellësitë e Detit të Kuq

Në një eksplorim novator të Gjirit të Akabës, shkencëtarët kanë zbuluar pishina ekstreme me shëllirë gati 4000 metra nën sipërfaqe – një zbulim me...

Ndryshojnë skenaret, Salah pranë rinovimit me Liverpulin

Me eliminimin nga Liga e Kampionëve nga PSG-ja, humbjen në finalen e Karabao Kup kundër Njukasëll dhe një pozicion në Premier Ligë, që aktualisht...

Nevruzi në Tiranë: Nga Zemra e Bektashizmit drejt Rrugës së Paqes

Nga Ali Kiliç Ballkani, gjatë gjithë historisë, ka qenë një hapësirë unike ku janë përzier besimet, kulturat dhe popujt. Një nga rrymat shpirtërore që ka lulezuar...

Protestat kundër arrestimit të rivalit të Erdogan, mbi 330 të arrestuar në Turqi

Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, tha Ministria përmes një njoftimi. Autoritetet...

Lajme të tjera

Web TV