Disfata me Anglinë, flet Broja: “Pësuam gola të evitueshëm, shpresoj mos të dëmtohem”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë, u ndal të fliste, pas humbjes 2-0 ndaj Anglisë.

“E dinim që do të ishte e vështirë. Anglia është një nivel shumë i madh, me Francën, Belgjikën, Holandën, Spanjën. E dimë që kanë kualitet, por gjithçka është e mundur. Kemi pasur shanse për të bërë gola, por Anglia ka kualitet. Edhe kur lodhet ndonjë lojtar, mund të futet një tjetër shumë i mirë. Ekipi luajti mirë, kemi pasur mundësi për të mos pësuar ato dy gola, nuk ishin gola të bukur ose të rrezikshëm.

Njëri ishe pasim pas shpinës dhe tjetri krosim në shtyllën e dytë. Sapo jam kthyer nga dëmtimi, u ktheva prap. Ka qenë i vështirë për mua ky vit, jam i fokusuar tek vetja, tek trupi. S’dua të dëmtohem prap, më ka pëlqyer shumë si më shkoi trupi dhe loja. Kam pasur shanse dhe unë.

Një ditë tjetër mund t’i shfrytëzojmë ato shanse që kemi pasur. Janë këto gjëra të vogla që mund të bëjmë. Kombëtarja më ka munguar shumë. Më pëlqen shumë të luaj për Kombëtaren. Tifozët sot ishin të mrekullueshëm, na kanë dhënë kurajo ishin sumë mirë. Jam i kënaqur që u ktheva me ekipin dhe çunat”, tha Broja./ D.C

Të fundit

“Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Filmi ‘Beni ecën vetë’ mbetet edhe pas kaq vitesh akoma mbetet ndër filmat më të mirë shqiptarë. ‘Beni ecën...

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin McBroom, gjatë një interviste në...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke njoftuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale...

Lajme të tjera

Web TV