Jennifer Lopez e hapur për një lidhje të re pas ndarjes nga Ben Affleck

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jennifer Lopez është e gatshme të nisë një lidhje të re pas divorcit nga Ben Affleck. Sipas një raporti të PageSix, ylli latin dëshiron të rifillojë jetën romantike vetëm dy muaj pas finalizimit të ndarjes me aktorin.

“Jennifer është gati të dalë sërish në takime dhe nuk ka reshtur së kërkuari dashurinë,” tha një burim pranë saj. “Miqtë e saj po e inkurajojnë të njohë dikë dhe ajo është padyshim e hapur ndaj kësaj ideje.”

Lopez thuhet se po shqyrton mundësinë e një lidhjeje jashtë botës së showbiz-it. “Ajo po mendon të takojë dikë jashtë syve të publikut, por nuk po i vendos asnjë kufizim vetes,” shtoi burimi.

Divorci i këngëtares 55-vjeçare u finalizua më 6 janar, ndërsa vendimi zyrtar hyri në fuqi më 21 shkurt, gjashtë muaj pas kërkesës fillestare për ndarje, e cila u bë pikërisht në përvjetorin e dytë të martesës së tyre.

Ndërkohë, duket se Ben Affleck po ecën në drejtim të kundërt, duke kaluar më shumë kohë me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner. Kjo ka nxitur spekulime për një ribashkim të mundshëm mes tyre. Megjithatë, as Lopez dhe as Garner nuk duket të kenë interes për këtë, pasi kjo e fundit është në një lidhje me John Miller që nga viti 2018.

“Do të thoja se të dy janë të lehtësuar që ka mbaruar,” tha burimi, duke shtuar se Affleck “është në një vorbull emocionale” dhe se së fundmi ai u përpoq të rilidhej me Jennifer Lopez.

Pavarësisht gjithçkaje, Jennifer Lopez dhe Jennifer Garner kanë ndërtuar një marrëdhënie të mirë, të bashkuara nga përvoja e tyre e përbashkët si nëna. “Nuk e kuptoj pse njerëzit ndjejnë nevojën t’i vënë këto dy gra kundër njëra-tjetrës,” komentoi burimi./k.k

Lexo edhe :  Çfarë është Egli për ty? Gjesti ‘shokon’ me përgjigjen e tij

Të fundit

Traktori del nga rruga dhe e zë poshtë, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gentjan Muça, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gessopalen,...

‘Programi i PD-së? Muhabet bretkosash’/ Rama ironi me Klevis Balliun: Je bretkosë e vogël

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot programin e Partisë Demokratike prezantuar edhe nga Klevis Balliu , kandidati demokrat në qarkun e Tiranës në një video në rrjetet...

Rama: Minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne. Madje, jemi aq të zotë sa kapim edhe tanët

Kryeministri Edi Rama prezantoi të hënën kandidatët e Partisë Socialiste për Gjirokastrën. Kreu i qeverisë theksoi se zgjedhjet e 11 majit janë një moment historik për...

Trump kritikon portretin e tij në Kongresin e Kolorados: Fotografi e keqe, hiqeni!

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar një portret të pikturuar gjatë mandatit të tij të parë që është vendosur në Kongresin e Shtetit të Kolorados - dhe...

Sylvinho merr vendimin për ndeshjen me Andorrën, 3 lojtarë të Shqipërisë në tribunë

Shqipëria do të sfidojë Andorrën, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Tekniku i kuqezinjve, Sylvinho ka vendosur për futbollistët që do të shikojnë nga...

Lajme të tjera

Web TV