EMRI/ Vidhte automjete e banesa, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. 40-vjeçari Dritan Balla, ishte autor i disa vjedhjeve automjetesh si edhe banesash në Durrës. Nga operacioni i realizuar, janë sekuestruar edhe dy automjetet e vjedhura nga ky shtetas.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se:

-më datë 18.03.2025, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R., në lagjen nr. 7, Durrës;

-më datë 19.03.2025, në lagjen nr. 13, Plazh, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases B. Z.;

-më datë 20.03.2025, në Shijak, duke përdorur njërin nga automjetet e vjedhura, ka vjedhur një shumë prej 10 000 dollarësh brenda në automjetin e shtetasit A. H.;

-më datë 12.03.2025, në bashkëpunim me shtetasin A. I., 44 vjeç (i arrestuar më parë nga Policia), ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e shtetasit I. M.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy automjetet e vjedhura nga shtetasi D. B.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./k.k

Të fundit

Zënka, ters dhe humbje financiare! Tre shenjat më të pafata për javën e fundit të Marsit

Java e fundit e marsit sjell ndikime të forta astrologjike që mund të krijojnë sfida për disa shenja të...

Femrat me këtë tipar kanë një jetë s*ksuale më të mirë

Sipas një studimi, 43% e femrave vuajnë nga mosfunksionime seksuale (epsh i ulët, orgazma të rralla, marrëdhënie të dhimbshme). Dhe ndërsa shumë mund t’ia atribuojnë...

Me mbi 1 mijë kilogram duhan nga Shqipëria në Kosovë, ndalohet i dyshuari

Policia e Kosovës, në rajonin e Prizrenit, ka ndaluar një kombi me targa vendore i cili po lëvizte në drejtimin nga kufiri Shqipëri-Kosovë. Sipas Policisë,...

Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës

Nga Ylli Pata Deklarata e Flamur Nokës, gjatë takimit me një pjesë të diasporës dibrane në një komunë të rajonit të Campania-s në Itali, përbën...

Ilir Meta poston një video nga burgu për ditëlindje: Tirana të më votojë në 11 maj

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindje, ndërsa ka ndarë një video me...

Lajme të tjera

Web TV