Rinis prodhimi i serave shqiptare: Prodhimi shkon i gjithi në BE!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klodjan Simoni, nga fshati Topojë i Fierit, është i vetmi në zonën e tij që ka ngritur sera diellore. Pasi u kthye nga Italia pesë vite më parë, ai investoi kursimet e mbledhura për të ndërtuar një serë diellore prej 2 dynymësh.

Me kalimin e kohës, ai e zgjeroi sipërfaqen në 4 dynym, ku kultivon perime në dy sezone, duke arritur një prodhim prej mbi 50 tonësh.

Aktualisht, Klodjani ka mbjellë 2 dynym lakër të bardhë dhe 2 dynym domate. Në sezonin e parë, ai kultivon trangull kornishon, për të cilin ka një kontratë me çmim të sigurt që në momentin e mbjelljes, duke siguruar që i gjithë prodhimi të eksportohet në Bashkimin Evropian.

Në këto kushte, Klodjani kërkon ndërhyrjen e shtetit për rishikimin e ligjit, në mënyrë që edhe fermerët me sera të vogla të përfitojnë subvencione.

Ai gjithashtu apelon për një rregullim të tregut, duke vendosur një çmim javor për produktet bujqësore në pikat e grumbullimit, për të garantuar një fitim të qëndrueshëm për fermerët./k.k

Të fundit

Videot e Bashës bëjnë xhiron e rrjetit, Jupi: Një përgjigje e merituar për Ramën

Një përgjigje e merituar për kryeministrin Rama e cilëson Taulanda Jupi, kandidate për deputete e Koalicionit Euroaltantik, fushatën e...

“Këneta” lufton vetëm për veten”/ Rama: Programin tonë e keni çdo ditë para syve

Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe një herë se hyrja në BE ka rëndësi për kombin, paqen dhe e sigurinë. Po ashtu nënvizoi se...

Inteligjenca në Ballkan: Shqipëria renditet e fundit në rajon

Një raport i publikuar së fundmi nga Regjistri Ndërkombëtare i Inteligjencës (International IQ Registry) për vitin 2025 ka zbuluar renditjen e vendeve sipas nivelit...

Itali-Shqipëri-Itali: Rrugëtimi i një emigranti në eksperimentit ‘Rama-Meloni’

Kur Nizam* filmoi udhëtimin me gomonen e mbushur plot me emigrantë, ndërsa nxitonte drejt Italisë, ai besonte se ky ishte fundi i udhëtimit të...

“Gërdeci”/ Shtyhet gjyqi për Mediun, ish ministri mungoi në seancë

Shtyhet për në datë 7 prill seanca gjyqësore në ngarkim të ish ministrit Fatmir Mediu. Shkak u bë mungesa e tij, i cili kishte një...

Lajme të tjera

Web TV