Grisi librin e Kuranit në muajin e shenjtë të Ramazanit, ja sa vite burg rrezikon autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprim provokues dhe fyes po konsiderohet grisja e librit të shenjët të Kuranit në Prizren.

Personi që bëri këtë veprim gjatë së hënës së 17 marsit, po vazhdon të qëndrojë në paraburgim për kryerjen e veprës penale nxitje të urrejtjes dhe përçarje. Ndërkohë, avokati i Bashkësisë Islame në Prizren, kërkon hetim më të detajuar të rastit.

Sipas Policisë, i dyshuari ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje dhe gjithashtu ka pranuar trajtim të detyrueshëm.

Rasti ndodhi në kohën kur besimtarët myslimanë në Prizren, po përfundonin faljen e drekës, ku i dyshuari në qendër të këtij qyteti grisi librin e shenjtë të fesë islame, Kuranin.

Avokati i autorizuar nga Bashkësia Islame në Prizren, Gent Gjini ka thënë për KosovaPress, se rasti i ndodhur në Prizren nuk është fenomen i njohur që ndodh në trevat shqiptare. Megjithatë, Prokuroria Speciale ka reaguar dhe i dyshuari është në paraburgim.

“Janë edhe kamerat, pamjet ku në qendër të qytetit, në muajin e shenjët të Ramazanit, personi e merr guximin dhe e gris Kuranin. Unë dyshoj se ne nuk duhet të ndalemi se personi ka të kaluar kriminale dhe ka probleme mendore sepse çështja është më komplekse dhe duhet të hetohet në pista të ndryshme, pasi duhet të shihet rezultati nga vend bastisja e shtëpisë së tij, apo te telefonit nëse ka ndonjë mesazh që mos është nxitur nga dikush, andaj prokuroria duhet ta kryej punën e vet”, tha ai.

Gjini thotë se po hulumton edhe te vendet skandinave, ku ky fenomen, sipas tij, është në rritje por edhe studimet janë më profesionale dhe shikohet çështja në pista dhe forma të tjera.

Lexo edhe :  Anuela Ristani thyen heshtjen: Nuk jam e besuara e Ramës, ja çfarë ndodhi në Bashki

Sipas tij, në Kosovë ky rast është i dënueshëm dhe ka të bëjë me veprën penale nxitje e urrejtjes dhe përçarje fetare.

“Ligjet e Kosovës janë goxha të dënueshme, është një vepër që ka një përgjegjësi të madhe penale sepse është bërë një përçarje fetare, duke ditur që jemi në muajin e shenjët të Ramazanit dhe Kosova ka një numër të madh të besimtarëve të fesë islame. Këtu e kanë pritur shumë keq dhe janë tronditur, domethënë vepra është e dënueshme dhe parashihet me burgim deri në 8 vjet”, tha ai.

Veprimet e tij që i bëri në afërsi të një xhamie, e pranë teqesë, u regjistruan nga kamerat e sigurisë të një biznesi, e që pronari vendosi t’i shpërndajë në rrjete sociale.

Ndërkohë, drejtues fetarë në Prizren kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët të kursehen nga veprimet e tilla, që mund të nxisin urrejtje e tensione./kb

Të fundit

Tragjedia në RMV/ I riu që shpëtoi 21 persona në diskotekë, pritet si hero në shkollë

Pak ditë më parë, një tragjedi me 59 viktima dhe 150 të lënduar ndodhi në Maqedoninë e Veriut, pas...

Gjermani, deputetja konservatore zgjidhet presidente e Bundestagut

Deputetja konservatore gjermane Julia Klockner është zgjedhur presidente e Bundestagut, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, në ditën e parë të seancës së re...

Shpikjet e shekullit 21, pesë nxënës nga Lushnja fitojnë çmimin e parë në Shqipëri

Pesë nxënës të arsimit fillor të shkollës “Skënder Libohova” në Lushnjë janë vlerësuar me çmimin e parë në Shqipëri në projektin për shpikjet e...

“E vërteta nuk ka frikë nga fushatat”, Ardit Bido i përgjigjet padisë së Fredi Belerit

Eurodeputeti Fredi Beleri ka vendosur të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj kandidatit të Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, Ardit Bido, duke e kallëzuar këtë të...

Rishfaqet tuberkulozi, rreth 232 raste janë zbuluar gjatë vitit 2024 në Shqipëri

Ka një perceptim se tuberkulozi është zhdukur, por në fakt çdo vit ka pacientë që trajtohen në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. 232 raste të...

Lajme të tjera

Web TV