“S’ta dal dot as me fabrikë duhani”, Basha i përgjigjet Ramës nga Durrësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar replikën ironike me kryeministrin. Në një video të postuar nga takimi në Durrës, Basha pyet Ramën nëse ia çoi dy paketat kryebawhkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai më tej pyet sërish kryeministrin se ku i ka shokët, ndërsa thotë se Jurgis Çyrbes çfarë do i çojë, pasi atij nuk i mbushet mendja vetëm me cigare.

“E mo Ram mo Ram, ça do i çojmë Jurgis Çyrbes o Rame, se s’ia mush mendjen vetëm me cigare atij. Ka dalë gjithandej duke thon që votat i mora për Ramën jo për vete. Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë duhani mo” – shprehet Basha.

Reagimi i plotë i Bashës:

O Rame, m’Durrës jam Rame. A ja çove dy paketet Lali Erit apo jo? Apo po i ru për ndonjë tjetër? E di vet ti. Më tha një nga të tutë këtu “o Lul mos fillosh ndonjë biznes me import cigaresh, se s’ke për t’ia dal dot me paketa për këta tanët në burg”. E më Ram, më Ram, ngele duke u marr me shokët e mi, ja ku i ke. Shokët e mi të Durrësit, të Krujës, të Fushë Krujës, të Shijakut. Po shokët e tu ku i ke mo Rame? Ku e ke Lali Erin mo Ram, ku e ke Terin mo Ram, ku e ke mo Ram Gjush akulloren? E mo Ram, po Lir Beqajn, po Ben Ahmetajn? E mo Ram mo Ram, ça do i çojmë Jurgis Çyrbes o Rame, se s’ia mush mendjen vetëm me cigare atij. Ka dalë gjithandej duke thon që votat i mora për Ramën jo për vete. Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë duhani mo./kb

Të fundit

Rregulla të forta për turistët në këtë vend, gjoba deri në 700 euro për shkelje

Kroacia është vendi më i fundit në Evropë që po merr masa kundër sjelljeve të pahijshme të turistëve. Ishulli i...

Divorci me Jennifer Lopez, Ben Affleck e thotë “troç”: Ishte e turpshme…

Ndarja e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishte padyshim më e bujshmja. Gjatë një bisede të sinqertë me britanikun GQ, Affleck ka hedhur pak...

(PAMJET) Aksident i rëndë ! Dy makina përplasen kokë më kokë, 3 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e...

Vdekja misterioze e 2-vjeçarit dy vite më parë, arrestohen gjyshërit, akuzohen për…

Gjyshërit e një 2-vjeçari, që u zhduk dy vite më parë në Francë, janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e vogëlushit. Émile Soleil u zhduk në...

Rama ndalon fjalën gjatë takimit në Lezhë, batuta me të riun: Po mirë mo, për këtu e le?

Gjatë fjalës së tij sot para të rinjve të rejave në Lezhë, ku bëri prezantimin e kandidatëve të PS për këtë qark, kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV