Rama: Takova 100 të rinj të FRPD, s’kanë lidhje me surratin e opozitës në Tiranë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste tregoi ditën e sotme nga Vlora një eksperiencë të tij, që siç e konsideroi ka qenë një nga surprizat më të veçanta të karrierës së tij politike.

Ai thotë se u takua me një grup të rinjsh të FRPD, por që nuk kanë asnjë lidhje me “surratin e partisë politike të tyre në Tiranë”.

“Dje Zamira më ka bërë një surprizë që është një nga momentet më të veçanta të karrierës time politike. Më ka ftuar dhe ulur në tryezë me rreth 100 vajza dhe djem të FRPD.Një ndjesi faji ndaj tyre nuk më është ndarë ndaj tyre. Ndjesa e fajit për faktin që ata pavarësisht se janë të rinj të angazhuar në një forcë politike, pavarësisht se ca kemi ne me atë forcë politike, pavarësisht se ajo forcë politike në Tiranë ka një surrat pa lidhje me djemtë dhe vajzat këtu më kanë vënë në pozitë të vështirë kur më kanë thënë si sillen përfaqësuesit e PS me ata që nuk i konsiderojnë pjesë të të njëjtës anë. Këto janë minimumi etik për një forcë politike si e jona. Dua që ne së bashku të jemi në një mendje që pas 11 majit duhet të vendosim tolerancë zero ndaj kujdo përfaqësuesi të PS që nuk i jep respekt dhe nuk i trajton në mënyrë të barabartë anëtarët e këtij komuniteti, aq më tepër për shkak të rreshtimit në një forcë tjetër politike.”, tha Rama./e.t

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV