Kur fëmija rritet në heshtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Në orët e para të mëngjesit, policia hyn me forcë në shtëpinë e familjes Miler, duke arrestuar një 13-vjeçar se ka vrarë shoqen e klasës.  Djali, i përgjumur, i tronditur dhe i hutuar, mohon gjithçka.

Ky është fillimi i serialit Adoleshenca i sapo dalë në Netflix

Nëse je prind dhe mendon se e njeh botën ku po rritet fëmija yt, ky film është këmbana që ende nuk ke dëgjuar.

Nuk është thjesht një dramë, është një ftesë për të kuptuar jetën e fëmijëve në epokën e rrjeteve sociale, dhe vetminë e tyre në turmën digjitale.

Jeta e adoleshentëve sot nuk zhvillohet më mes familjes, shkollës dhe rrugicës së lagjes, por në…celular.

Seriali tregon historinë e disa adoleshentëve që, përballen me sfida që prindërit e tyre as që i kanë menduar ndonjëherë: ekspozimi i hershëm ndaj seksualitetit, të ndjerit mirë/keq në varësi të likeve dhe  komenteve, normalizimi i ankthit, presioni  për tu bërë sa më shpejt dikushi.

Çfarë të mëson Adoleshenca?

Nuk mjafton të thuash “lëre atë celular”. Duhet kuptuar se  çfarë kërkon djali/vajza në atë telefon. Çfarë fiton ndërkohë që po humb kohë? Çfarë po humb ndërkohë që fiton “followers” dhe like?

“Adolescence” nuk ofron zgjidhje, por ngre pyetje ekzistenciale dhe retorike:

A e dimë realisht çfarë po ndodh sot me fëmijët?

Sa jemi të pranishëm, (jo vetëm fizikisht) emocionalisht?

“Adolescence” është një manual emocional për të kuptuar një botë që ndryshon më shpejt se ne dhe më thellë se ç’e pranojmë.

Ky film nuk duhet parë për kuriozitet apo për të vrarë kohën, por për tu përgatitur.

Pasi sheh katër eoisodet ndjen më shumë përgjegjësi. Ndofta dhe pak faj, por mbi të gjitha, dëshirë për të qenë më pranë.

Lexo edhe :  Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?

Fëmijët nuk kanë nevojë për prindër perfektë, as të pasur, as të fuqishëm, por për prindër të vetëdijshëm./e.t

Të fundit

Cilat ushqime përmbajnë më shumë kalium se suplementet?

Kaliumi është thelbësor jo vetëm për rregullimin e presionit të gjakut, por edhe për funksionimin e duhur të sistemit...

Boll me atë fërshëllimën e zgjatur!’ Rama batuta me të riun në sallë

Kryeministri Edi Rama e shoqëroi fjalën e tij në Elbasan edhe me batuta politike, teksa pati një episod me të rinjtë në sallë për shkak të...

Oriola Marashi ‘pushton’ rrjetin me një galeri mahnitëse fotosh nga pushimet

Modelja e njohur, Oriola Marashi, ‘ka ndezur’ rrjetet sociale me një postim të ri nga një destinacion tropikal. Modelja ka publikuar një seri të gjatë...

Turizmi lakmohet nga të huajt, 32 mijë biznese me kapital 80% regjistrohen në vend

Turizmi është sektori më i lakmuar i investitorëve të huaj. Në dy vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar mbi 32 mijë biznese me...

“Në 11 maj, takim me historinë”/ Rama: Berisha, nuk pritet me krahë hapur në BE

Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj, shqiptarët do të vendosin fatin evropian të Shqipërisë. Nga Elbasani, Rama u shpreh se Sali Berisha nuk...

Lajme të tjera

Web TV